Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) vijojnë të monitorojnë situatën në akset rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.

Sipas ARRSH, ende ka akse rrugore ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve nga ana e drejtuesve të automjeteve, për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara si pasojë e temperaturave të ulëta të kohëve të fundit.

Nga ana e saj ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit

Më poshtë situata e akseve rrugore në të gjitha qarqet e vendit:

Qarku Tiranë  

Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, sidomos ne aksin Qafe Molle-Bize
 
Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e ketij qarku. Të bëhet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik në akset e ketij qarku.
 
Qarku Elbasan  
Aksi  Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht, por per shkak te shembjes ne Shelcan eshte i pakalueshem per mjetet e renda.
Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane eshte bere spërkatje me kripe.
Duhen perdorur  zinxhiret sidomos ne segmentin Lunik –Stebleve. Po sperkatet me granil te imet. Te behet  kujdes ne aksin Elbasan-Gjinar, sidomos ne Shelcan  ku ka ndodhur çedimi, sepse ka edhe prani ngricash.Ne akset e tjera  te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.
 
Qarku Berat       
Ne segmentin Bogove – Kakruke ka prani  ngricash ne oret e mengjesit dhe mbremjes. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.
Rekomandohet qarkullimi me zinxhire ne segmentin Bogove-Kakruke.
 
Qarku Vlorë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Rekomandohet që oret e para te mengjesit  dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.
 
Qarku Gjirokastër           
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.
 
Qarku Korçë      
Eshte përfunduar kriposja ne pjeset ku ka patur prezence  akulli, per te siguruar  nje qarkullim pa probleme te mjeteve. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Mjetet qarkullojne me zinxhire ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes, pasi në segmente të caktuara formohen ngrica.
 
Qarku Kukës     
Sperkatur me kripe segmeëntet ku ka patur prani ngricash. Shume akse qarkullohen pa zinxhire. Ne akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ( sidomos ne Qafen e Luzhes) ka prani ngricash.
Ne aksin Bajram Curri – Qafe Morine, ka ngrica ne rruge nga temperaturat e uleta.         
Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto akse: Bajram Curri-Kam (ne Qafen e Luzhes) dhe K.Domaj – Draj Reç , per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge.
Qarkullimi ne aksin Bajram Curri – Valbone  dhe B.Curri – Q. Morine  rekomandohet te kryhet me zinxhire.
 
Qarku Dibër      
Vazhdon hedhja e kripes  ne segmentet ku ka prani ngricash per  shkak te temperaturave te uleta. 
Ka prani ngricash ne akset  Ura e Cerenecit-Stebleve,  Peshkopi – Qafe Draj,  Qafe Bualli-Kraste. Qarkullimi rekomandohet  te kryhet me zinxhire ne aksin  Ostren i Vogel -Stebleve, ne aksin Qafe Bualli-Kraste, dhe ne segmentet Zall Dardhe - Qafe Draj dhe  Sllove-Kalaja e Dodes.
Kalimi rekomandohet  te behet me zinxhire edhe ne aksin U.Qytezes – Zerqan.
 
Qarku Shkodër 
Per shkak te temperatura te uleta, vazhdon trajtimi me kripe i akseve të caktuara. Prane Razmes ka prani ngricash ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes.Vazhdon trajtimi i tyre me kripe.
Ka  ngrica ne aksin Puke-Fushe Arrez sidomos ne Rrape, dhe ne aksin F.Arrez-Q.Mali-Q.Shllak, jane marre masat per kriposje.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjithe akset. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .
Rekomandohen zinxhiret ne 2  km-at e fundit te aksit te Razmes.
 
Qarku Fier          
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te qarkullimit te automjeteve ne superstraden Fier - Lushnje
 
Qarku Lezhë      
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruar, por vazhdon trajtimi me kripe per shkak te temperaturave te uleta. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire gjate gjithe aksit Rreshen – Tuneli Thirre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)