TIRANË - Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit.
Edhe pse situata e akseve nacionale paraqitet e përmirësuar , rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të uleta të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë.
ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.
Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 15:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Qarku Tiranë
Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.
Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i zë dielli, sidomos në aksin Qafë Mollë-Bizë
Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.
Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.
Qarku Elbasan
Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar duhet të kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por për shkak të shembjes ne Shelcan është i pakalueshem për mjetet e renda.
Në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë është bërë spërkatje me kripe, qarkullimi është normal.
Duhen përdorur zinxhirët në segmentin Lunik –Stëbleve .. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.
Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.
Qarku Berat
Ne segmentin Bogovë – Kakruke ka pasur prani ngricash në orët e mëngjesit.
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te ketij qarku.
Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.
Rekomandohet te qarkullohet me kujdes ne segmentin Bogove-Kakruke, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.
Qarku Vlore
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.
Qarku Gjirokaster
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.
Qarku Korçe
Kompanite e mirembajtjes kane kryer gjate oreve te nates si dhe gjate oreve te para te mengjesit kriposjen e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore ku ka patur prezence akulli, per te evituar problematiken nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nen monitorim per oret ne vazhdim. Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes.
Ne oret e mbremjes, nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes dhe te kene edhe zinxhire ne segmente te veçanta, ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.
Qarku Kukes
Jane sperkatur me kripe segmewntet ku ka patur prani ngricash. Shume akse qarkullohen pa zinxhire. Ne aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash.
Ne aksin Bajram Curri – Qafe Morine, ka ngrica ne rruge nga temperaturat e uleta.
Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto aksin K.Domaj – Draj Reç , per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge.
Qarkullimi ne akset : Bajram Curri – Valbone, B.Curri - Kam dhe B.Curri – Q. Morine rekomandohet te kryhet me zinxhire per shkak te ngricave ne rruge.
Qarku Dibër
Vazhdon hedhja e kripes ne segmentet ku ka prani ngricash per shkak te temperaturave te ulëta.
Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste.
Ne aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge. Kontraktori ka marre masa per pastrimin e rruges ne oret e nates dhe tani qarkullimi ne kete aks eshte normal. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire ne aksin Ostren i Vogël -Stëblevë, në aksin Qafë Bualli-Krastë, dhe në segmentet Zall Dardhe - Qafe Draj dhe Sllove-Kalaja e Dodës.
Kalimi rekomandohet të behet me zinxhire edhe ne aksin U.Qytezes – Zerqan.
Qarku Shkodër
Per shkak të temperaturave të ulëta të natës, po bëhet trajtimi me kripë i akseve.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjithe akset. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .
Qarku Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin.
Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier - Lushnje
Qarku Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruar, por vazhdon trajtimi me kripë për shkak të temperaturave të ulëta. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com