TIRANE - Drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor ka njoftuar se në tre qarqe të vendit ka probleme përsa i përket qarkullimit pasi si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës në disa akse ka patur rrëshqitje të dheut.
Qarku Tirane
Kështu në qarkun e Tiranës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve me përjashtim të rrëshqitjes së Gjinarit e cila mbetet e bllokuar për shkak të cedimit për më shumë se 1 km të trupit të rrugës në fshatin Shelcan, dhe në aksin rrugor Cerrik-Banjë-Gramsh i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll, qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh-Q.Kacivel-Elbasan. DPSHTRR ka njoftuar se Gjinari është në monitorim dhe po punohet për të rregulluar sa më shpejt këtë situatë.
Qarku Shkodër
Ndërkohë në qarkun verior të Shkodrës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Ndonëse kanë filluar reshjet e borës,deri në këto momenti qarkullimi kryhet normalisht. Në segmentet Aras-Q.Drajë-K.Domaj, Dragalicë-Stëblevë, Kala e Dodës-Vasije kalohet me zinxhirë. Ndërkohë në aksin Q.Bualli-U.Topojanit në afërsi të Zerqanit ka rënie të masivit shkëmbor. Në këtë qark nuk ka probleme me qarkullimin po autoritetet këshillojnë që të qarkullohet me kujdes për shkak reshjeve të dendura të dëborës.
Qarku Gjirokastër
Situata për qarkullimin në qarkun Gjirokastër nuk paraqet probleme. Në Korçë, Dardhë dhe Voskopojë ka reshje dëbore, por është hedhur kripë dhe nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Po ashtu po pastrohen gurët dhe dherat e rëna nga shpatet. Aksi Përmet-Korçë është i bllokuar në vendin e quajtur Rredhi i Badelonjës si rezultat i daljes së lumit Vjosë nga shtrati. Në aksin Ura e Leklit–Përmet në km 5 si rezultat i daljes së lumit Vjosë nga shtrati është i pamundur qarkullimi i mjetevë të vogla. Në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në vendin e quajtur Rrapi i Kuqarit ka shkarje masive të skarpateve dhe rruga është e kalueshme vetëm me një korsi. Tek ura e Viroit si rezultat i daljes së ujrave të liqenit nga shtrati, kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com