Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë mjetet që do të lëvizin në aksin rrugor Levan-Tepelenë ka gjatë natës ka prezencë uji në rrugë në afërsi të fshatit Selishtë.

Pavarësisht se moti është përmirësuar në orët e pasdites, ka pika në të cilat uji vijon të jetë prezent duke sjellë vështirësi në qarkullimin normal rrugor.

ARRSH bën me dije se rruga është e kalueshme por nën monitorimin e punonjësve të ARRSH, kontraktorit të mirëmbajtjes dhe Policisë Rrugore.

Duke parë situatën e krijuar ARRSH u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që planifikojnë të lëvizin në këtë aks të kenë kujdes gjatë kalimit në këtë segment gjatë orëve të natës.


Redaksia Online 
a.dr/shqiptarja.com