KUKES- Rruga e vjetër që dikur lidhte Tiranën me Kukësin e më tej me Kosovën, sot është në gjendje te degraduar.

Me ndërtimin e Rrugës së Kombit, 15 vite me pare, ky aks humbi funksionin kryesor por megjithatë mbetet jetik për dhjetëra banorë të fshatrave; Qafë-Mali, Fierzë, Shënmëri, Kalimash e Malzi.

Gropa te shumta, rrëshqitje dherash e dëmtime strukturore shihen ne gjithe gjatesine e saj prej 70 km nga Kukesi deri ne Fushe-Arrez.

Problemi më shqetësues mbetet ura kryesore ne Malzi, me gjatësi rreth 37 metra, e cila paraqet dëmtime serioze strukturore ne mbrojteset anesore.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi degradimi i rrugës jo vetëm vështirëson levizjen por rrit rrezikun për aksidente.

Mirëmbajtja e këtij segmenti kryhet nga kompania “Geci” e ndertuesit Rame Geci, e cila sipas kontratës, duhet te beje pastrimin nga bora e dherat.

Ndërkohë, për dëmtimet në ura, kompania thote se ka kerkuar fonde shtese nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Po ne te njejten zone eshte rruga rurale, 1 km që lidh fshatin Kryemadh me njësinë administrative Malzi e cila eshte e paasfaltuar. Per shkak te gropave ne dimer behet e pakalueshme duke lene ne izolim banoret.

Mungesa e infrastruktures eshte nje tregues i qarte i shpopullimit të kësaj zone.