/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) njoftoi të mërkurën se qarkullimi i mjeteve në të gjiha akset rrugore të vendit është përmirësuar dhe se vetëm në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit për shkak të temepraturave të ulëta mund të ketë zona me ngrica.
ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.
Bëhet me dije se deri në orën 09:30 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Kukës
Sperkatje me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash nga temperaturat e uleta te nates. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin K.Domaj - Draj Reç, per shkak te temperaturave te uleta dhe ngricave ne rruge. Qarkullimi ne Rrugen e kombit kryhet normalisht.
Dibër
Ne disa nga akset e ketij Qarku ka patur ngrica nga temperaturat e uleta te nates si: Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi - Qafe Draj, Qafe Bualli - Kraste. Qarkullimi kryhet pjeserisht me zinxhire ne segmentin Q.Klenje - Klenje, Zall Dardhe - Qafe Draj , Ura e Cerenjes - Vasie rekomandohet e kalueshme me zinxhire per shkak te eres. Rekomandohet kalimi pjeserisht me zinxhire edhe ne segmentet Qafe Bualli - Kraste
Korçë
Te kihet kujdes gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para mengjesit per shkak te temperaturave te ulta mund te kete zona me ngrica. Situata eshte normale. Gatishmeria eshte e plote. Kalueshmeria pa problem.
Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.
Tiranë
Tirane-Krrabe (km29)- Elbasan
Tirane-Trau Dajt-Qafe Molle-Bize + Trau Dajt-Antena + Qafe Priske-Shengjergj
Aksi eshte i kalueshem normalisht
Akset jane te hapura. Qarkullimi kryhet pa zinxhire
Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.
Elbasan
Elbasan-Librazhd-Qafe Thane, Librazhd-Stebleve, Elbasan-Gjinar qarkullimi eshte normal. Aksi eshte i hapur dhe i kalueshem. Kalohet me zinxhire segmenti Lunik - Stebleve. Kalohet me shume veshtiresi zona e shkarjes. Hidhet here pas here stabilizant.
Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.
Vlorë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.
Gjirokastër
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.
Shkodër
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes nga ngricat ne ne oret e mbremjes dhe ne oret e para te dites , pasi temperaturat jane te uleta .
Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier - Lushnje
Lezhë
Gjate nates ka patur rreshje shiu, por pa sjelle probleme ne qarkullim.Eshte punuar gjate nates dhe oreve te mengjesit per pastrimin e rrugeve dhe kriposjen e tyre per shkak te ngricave.
Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.