TIRANE, 5 Mars/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të enjten se si pasojë e nisjes së reshjeve në zonat verilindore të vendit, qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi në disa prej akseve rrugore.
ARRSH bëri të ditur trashësia e dëborës në Kukës, Tropojë, Pukë dhe Dibër ka arritur në rreth 20 cm, ndaj rekomandohet në disa akse kujdes për shkak të rrëshqitjes. Ndërsa në aksin Elbasan - Gjinar nuk lejohet kalimi i autobuseve.
Sipas ARRSH-së, aksi Elbasan - Gjinar është bërë i kalueshëm me veshtirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Në qarkun e Vlorës, në aksin Vlorë - Palasë, në Fushë Dukat, ka një shkarje të trupit. Kalimi kryhet me dy kalime me vështirësi. Në qarkun e Kukësit, ka reshje dëbore.
Trashësia e borës ka arritur 20 cm. Në Tropojë ka reshje bore dhe në Valbonë e në Qafë Luzhë, trashësia e borës ka arritur rreth 20 cm. Gjithashtu dhe në Pukë ka reshje debore, por nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Në qarkun e Dibrës, në zonën e Kalasë së Dodës ka reshje debore dhe trashësia ka arritur 20 cm./a.gjonaj/ /a.ke/