ARRSH: Të hënën nisin punimet në dy akse rrugore, Shkodër-Muriqan dhe Lezhë-Shëngjin

ARRSH: Të hënën nisin punimet në dy akse rrugore, Shkodër-Muriqan dhe Lezhë-Shëngjin

Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e Hënë (datë 10 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojnë punimet për rehabilitimin e dy segmenteve tjera rrugore, përkatësisht atë Shkodër-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin.

1. Ndërhyrja rehabilituese në aksin Shkodër (Ura e Bunës) – Murriqan
Ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjithë shtresave të reja asfaltike në gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë rrugore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

2. Ndërhyrja për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin (Knallë)
Ndërhyrja parashikon instalimin e barrjerave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve. Gjatë ditës së Hënë do të bllokohet dhe devijohet trafiku në rrugen nacionale Lezhë – Shëngjinë ne të dy sensent e levizjes në vendin e quajtur Knalle ku edhe do te kryhet ndërhyrja . ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

Lëvizja e te gjitha mjeteve në drejtim me destinacion Shëngjinin të devijohet majtas në Knallë në askin rrugor Kënallë - Kunë. Gjithashtu drejtuesit e mjeteve ne drejtimin nga Shengjini në Lezhëz duhet të devijohen djathats në askin rrugor Kënallë – Kunë

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë