Të ndara më vete plani llogarit dy lote ku do të ndërhyhet tërësisht. I pari është loti Zhepë- Zerec – Moglicë me gjatësi rreth 20.1 km dhe loti i dytë Strelcë- Lozhan i ri – Maliq me gjatësi 18.9 km. Në total rruga pritet që të ketë një gjatësi 103 kilometra, ku përfshihen edhe lote të tjera, që janë pjesërisht të plotësuara nga kompania Statkraft që po ndërton hidrocentralin e Moglicës dhe në një pjesë tjetër nga akse ekzistuese të ARRSH.
Segmenti Çorovodë – Qafa e Devries – Zhepë me gjatësi rreth 37.3 km është pjesë e përbashkët e akseve rrugore Skrapar – Gramsh dhe Skrapar – Korçë. Segmenti Moglicë – Diga e Moglicës mbi Lumin Devoll me gjatësi prej reth 7.6 km është e rikonstruktuar kohët e fundit nga Kompania Norvegjeze STATKRAFT, ndëërsa segmenti Diga e Moglicës – lidhja me aksin nacional Gramsh – Korçë në afërsit të fshatit Strelcë është aktualisht në fazën ndërtimi nga STATKRAFT dhe pritet te përfundojë në vitin 2018.
Rruga del në qytetin e Maliqit. Segmenti Maliq – Korçë me gjatësi prej 12.6 km është aks i kompletuar i ndërtuar në vitet e fundit me investim të ARRSH.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com












