TIRANE - Reshjet e rëna gjatë fundjavës kanë risjellë edhe një herë problematika në lidhje me disa prej akseve rrugore në vend, por sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar pa krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Sipas ARRSH, edhe pse kemi fillim të reshjeve të shiut akset rrugore vijojnë të jenë të kalueshme dhe nuk kerkohet gjatë ditës së sotme përdorimi i zinxhirëve në akset e qarqeve të vendit. Përjahstim në këtë rast përbën vetëm aksi Boboshticë-Dardhë ku kërkohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave në rrugë si pasojë e relievit malor.

Situata në akset kryesore të vendit paraqitet si më poshtë:

Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjithe akset e qarkut.Te behet kujdes ne levizje, dhe te respektohet sinjalistika.

Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan
Aksi Librazhd-Fushe Stude eshte i hapur dhe qarkullohet normalisht. Segmenti Fushe Stude – Stebleve qarkullohet pa zinxhire, por me kujdes. Qarkullimi normal pa zinxhire ne aksin Librazhd –Q.Thane. Ne aksin Elbasan-Peqin, ne Derven dhe Babluc, ka patur gjate fundjaves renie guresh. Po punohet per pastrimin e tyre. Aksi Elbasan – Gjinar eshte bere i kalueshem me veshtiresi, sipas variantit te ri te rruges.Vazhdon te punohet ne kete aks. Ne aksin Elbasan – Gjinar nuk lejohet kalimi i autobuseve. Po ne kete segment, 300m nga rruga kryesore ka rreth 30cm cedim ne nje gjatesi 40ml, perballe kompleksit KRIVA. Situata duket e stabilizuar. Ne aksin Cerrik-Banje-Gramsh qarkullimi kryhet normalish. Ne segmentin Librazhd – Fushe Stude nuk ka probleme per qarkullimin. Segmenti Fushe Stude – Stebleve qarkullohet pa zinxhire, por mjetet duhet te kene shume kujdes. Ne aksin Cerrik-Banje-Gramsh qarkullimi kryhet normalisht. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges.

Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve .

Vlorë
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje te materialeve ne rruge.

Gjirokastër
Ka rreshje shiu qe vazhdojne prej dites se djeshme. Nuk ka probleme per qarkullimin. Po mbahen nen kontroll dhe ne monitorim te vazhdueshem zonat ku ndodhin rreshqitje. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje. Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.

Korçë
Situata mbahet ne monitorim te vazhdueshem. Deri ne keto momente situata ne akset e qarkut te Korçes nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Po punohet ne segmentin K/Boboshtice-Dardhe per pastrimin dhe zgjerimin e rruges, si dhe per kriposjen e saj. Te behet kujdes ne qarkullim. Te gjithe akset qarkullohen normalisht pa zinxhire. Vetem ne segmentin rrugor K/Boboshtice – Dardhe rekomandohet perdorimi i zinxhireve.

Kukës
Kohe me shi. Nuk ka probleme per qarkullimin. Vetem ne aksin Traget – Lekbibaj zona ku ka pasur shembje ka veshtiresi ne qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhire. Te tregohet kujdes ne qarkullim sidomos ne zonat ku ka rreshqitje ne rruge.

Dibër
Kohe me shi. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne te gjitha akset e ketij qarku. Te gjithe qarkullohen normalisht.

Shkodër
Kohe me shi. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per ta bere rrugen me dy kalime. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

Fier
Gjendja ne akset e Fierit eshte normale. Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë
Kohe me shi. Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te gjitha akset qarkullohen normalisht.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)