TIRANE, 16 dhjetor/ATSH/. - Pas analizës së grupit të ekspertëve të ngritur për menaxhimin e situatës shkaktuar nga rrëshqitja e dherave në zonën Ibë ditën e shtunë, grupi ka konkluduar se zona akoma konsiderohet me potencial shumë të lartë rrëshkitje.
Ne nje njoftim te Autoritetit Rrugor Shqiptar, prej këtij vlerësimi rruga do të mbetet e bllokuar dhe duke vënë në plan të parë sigurinë e jetës së 30 familjet e banorëve të zonës, ata do të vazhdojnë të jenë të evakuar. Familjet janë të siguruara me vendbanime, për një afat 1 mujor, ku kontraktori ka ofruar  pagesen për qeranë e këtyre vendbanimeve.
Ndërkohë, është përgatitur plani i masave për veprim. Duke filluar nga dita e nesërme, kompania kontraktore do të ndërhyjë për të filluar me ritme të shpejta heqjen e dherave nga pjesa e sipërmë e masës së rrëshqitur.
Qarkullimi i këmbësorëve pranë zonës së rrëshkitjes së dherave do të jetë i ndaluar. Po vlerësohet mundësia për ofrimin e një rruge provizore, për të mundësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Për këte do të njoftohet publiku në vazhdimësi.
Përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Brendëshme, të Prefekturës së Tiranës, të ARRSH-së dhe Emergjencave Civile janë angazhuar maksimalisht për të menaxhuar këtë situatë dhe publiku do të njoftohet në vazhdimësi për çdo masë te re, që do të merret. /a.ke/