Protestat e dhunshme në Tiranë kërkojnë gjak, thotë kryeministri Rama duke shtuar se po përpiqet të mos bjerë në këtë kurth.
"Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie.
Ky është një nga mijëra gurët e shkulur në trotuarin e bulevardit Dëshmorët e Kombit për tu hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet deri vdekjeprurëse. Unë nuk e kam të vogël kokën, por shikojeni se çfarë mund të bëjë ky gur nëse bie në kokën e dikujt. Nuk është e nevojshme të tregoj skanerin e kafkës së oficerit të goditur në Shkodër. Kjo është dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare, me fëmijët që prindërit kanë në shtëpi dhe të gjithë prindërit duan t’i shohin të bëjnë hajër. Përballë kësaj dhune qëndron policia që përballet me mllefin, inatin, të drejtat e atyre që janë aty në rrugë si studentë, një fraksion i asaj turme që në rastin më të mirë shkon në 1500 vetë, ku një pjesë janë paqësorë, mendova dhe mendoj vazhdimisht, po punonjësit e policisë i shikoni? I dini kush janë? Ua dini jetën, hallet? Ja çfarë më shkruante nga mbrëmë dhe sot do ta lexoj, një kolege, për një mesazh shumë domethënës që unë mora nga një djalë i cili është në administratën publike dhe më tregonte këndvështrimin e tij mbi situatën duke folur mbi veten e tij në administratë dhe duke ndarë me mua ndjesinë që ai nuk bënte dot karrierë sepse të tjerë e bënin atë brenda administratës
Policët, edhe ata kanë pakënaqësitë e tyre, por ndryshe nga pjesa tjetër nuk bëjnë thirrje për qëndresë kundër shtetit, por janë vetë qëndresa e shtetit. Në të gdhirë, çdo orë e çdo minutë të këtyre ditëve, policët nuk po kërkojnë vëmendje, promovim, shumëçka që me siguri u takon, por me siguri kanë nevojë të ndiejnë praninë tonë dhe të shoqërisë në këtë sakrificë përballë gurëve, saçmeve, molotovëve, flakëve të një turme të maskuar
Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po a mtuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë. Pse sulmohen sportelet bankare, automatet? Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut se nuk janë sot bankat e Shqipërisë ‘Sudja’ dhe ‘Xhaferri’ e ndyrë. Duan që në rrugë të ketë popull, por në rrugë s’ka popull.
Ndërkohë që këtu në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar, të ideologjizuar dhe të verbuar nga idera ekstremiste të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Torino, Portugali, Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet. Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë, që është më afër se kurrë ëndrrës historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar, nuk janë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë. Rinia po, është e frustruar, e inatosur, studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan, është në natyrën e qenies së tyre, por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupi të zjarrit në krye, të atyre me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit dhe të mundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj", tha Rama.
Lajm në përditësim...

Dy ditë më parë gjatë protestave të dhunshme, një dron me eksploziv që do të godiste kryeministrinë, është neutralizuar, tha kryeministri Rama.
“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv, i destinuar për të goditur kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm, një Zot e di çfarë pasojash, nuk ka të mitur që i shkon mendja ta vërë atë plan, që është një dorë e huaj”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se nevojitet dialog me doemos, por ende nuk është e qartë se me kë pasi protestat që po zhvillohen s’janë lëvizja studentore e 2018-ës. Sipas tij, është një kurth i përgatitur për Shqipërinë nga ekstremistët.
“Unë nuk kam tallur askënd, unë kam treguar me gisht ata që janë edhe sot pjesë e gjësë, as për ta bërë Shqipërinë më të mirë, janë aty për ta kthyer Shqipërinë përmbys, qoftë për llogari të PD, të Republikës Khomeiniste të iranit. Kjo është e vërteta. Duhet dialog, patjetër, kjo është A-ja, por me kë? Me studentët? Po i kthehem 2018. Ajo ishte lëvizje studentore, por kjo nuk është. Është një kurth jo për mua, për Shqipërinë ku njerëz të paguar, të ekstremizuar, të reja e të rinj, idealistë që janë pre e një ideologjie, marrëzie e ashtuquajtur Antifa, kanë marrë peng të tjerët”, tha Rama.

Duke përmendur fjalët e studentëve se nuk janë dëgjuar, kryeministri Rama tha se në të vërtetë i ka dëgjuar thirrjet e tyre për dorëheqje e burg çdo ditë, por asnjë kërkesë konkrete pse ai duhet të largohet.
“Ju kam dëgjuar çdo ditë sepse keni ardhur poshtë dritares sime, ju kam dëgjuar o në burg o në litar, burg, burg, jep dorëheqjen. S’kam dëgjuar kërkesa. Keni ardhur aty 140 ditë dhe asnjëherë s’keni trokitur te dera dhe të të themi me njerëzillëk, sy më sy, pse duhet të ikësh. Se me burg, burg, burg si në ato sheshet e mesjetës, s’jemi më në shek. XXI, s’jemi në atë që kemi zgjedhur. Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë, por si do të iki unë? Të paktën hajde më bind pse duhet të iki unë ose të bind unë pse s’duhet të iki unë. Ne nuk kemi reflektuar? Unë e kam dëgjuar me shumë kujdes, por ne kemi dalë nga faza e parë e masivitetit të flamingove me mësime që po i vëmë në jetë një e nga një. Nuk e dëgjoj më Zvërnecin sepse e gjithë e vërteta është online tani, transparente. Të gjitha konspiracionet kanë rënë sepse janë aty te Flamingo Mirror”, tha Rama.

Protesta frymëzohet nga duar të huaja, tha kryeministri Rama duke ia atribuuar ndikimit nga Rusia e Iranit, lëvizjes antifa, ekstremistët e fesë, Sali Berisha e deri te dezinformimi për policë serbë të paguar për të dhunuar.
“Ata që nuk duan PS në pushtet janë të prirur ta relativizojnë dhunën dhe mendojnë se kjo punë zgjidhet me dhunë dhe është çështje e ditës. Duart e huaja, pse po përpiqet të krijojë idenë që këtu kanë ardhur izraelitët, që këtu, siç thoshte një lajm i rremë i përhapur me shumë shpejtësi, zbresin çdo ditë 1 mijë izraelitë për të më mbështetur mua dhe për të rrahur e vrarë fëmijë? Kujt i intereson? Ky është një konglomerat antifa që frymëzon të rinj të frustruar me ekstremet politike karagjozë, një neo komunist tërësisht i lajthitur dhe një neo ballist nga ana tjetër që nxit dhunë, që paguan për të bërë dhunë dhe që nuk ndalet. Pas ekstremeve politike, qëndron matufi që mbart të keqen e mbrapshtë që e përndjek Shqipërinë prej 1912, vijnë ekstremistët e fesë në një vend që s’ka pasur dhe s’do të ketë kurrë probleme fetare. Ky vend është më i fortë se kurrë në arenën ndërkombëtare. Izraeli është vend mik, siç është Katari. Këta të dy s’kanë marrëdhënie diplomatike.
Qershia mbi tortë janë ushtarët serbë që na paskan ardhur këtu dhe na qenkan nën uniformën e atyre burrave që i kanë pagat sot më të ulëta se të shumëkujt në këtë shtet, që marrin gurë me breshëri, që digjen si të ishin armiq të këtij vendi dhe që u dyshokan se qenkan edhe serbë. Kjo është një marrëzi, por jo kolektive për fat të mirë dhe nuk ka për ta përfshirë popullin shqiptar, as ata që janë kundër kësaj qeverie sepse këtë film ne e kemi parë. Këta s’kanë mend fare, janë komplet kokëboshë”, tha Rama.

Protestat e dhunshme nuk po sfidojnë as kryeministrin dhe as shtetin, por anëtarësmin e Shqipërisë në BE në vitin 2030, tha Rama. Sulmi ndaj bankave është pjesë e planit për të përhapur panik dhe për të gjitha këto, bën fajtor kreun e PD, Sali Berishën, ndonëse nuk e përmend drejtpërdrejt.
“Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë. I kuptoj, por nuk kam sesi të pranoj asnjë nga ato arsyet kur shoh një biznes të vogël të rrënuar dhe më ka sjellë natyrshëm kjo ngjarje edhe pamjet përtej ’21 Janarit’, pamjet që me siguri ata që protestojnë sot si studentë s’i kanë parë dhe nuk e dinë që i përkasin kësaj Shqipërie ku ne të tjerët kemi bërë rrugëtimin tonë, në 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë nga po ajo dorë që sot nxit, orkestron, paguan dhunën e gurëve. U sulmua me armë kryeministria, u gjuajt me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka pamje në Youtube, edhe raketash dore si ato të terroristëve të Hamasit dhe megjithatë nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë tek bankat sepse Shqipëria sa po dilte nga një llahtar mes humbjes së kursimeve të shqiptarëve, në gërmadhën e piramidave të ngritura nga po ai matuf që del nga mëngjesi në darkë dhe po nga ata rreth tij që ishin po njësoj si këta, të tredhur dhe agresivë. Pse sulmohen sportelet bankare, automatet? Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut se nuk janë sot bankat e Shqipërisë ‘Sudja’ dhe ‘Xhaferri’ e ndyrë. Duan që në rrugë të ketë popull, por në rrugë s’ka popull”, tha kryeministri.

Protesta e dhunshme që zhvillohet prej 5 ditësh frymëzohet nga ajo që po ndodh edhe në vende të tjera të botës, tha kryeministri Rama. Veçantia e Shqipërisë është se kjo po ndodh kur Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE në 2030. Sipas tij, studentët janë pengje të grupit të zjarrit.
“Ndërkohë që këtu në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve të ekstremizuar, të ideologjizuar dhe të verbuar nga idera ekstremiste të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Torino, Portugali, Brazil, në një flamë të përgjithshme, por kjo flama jonë ka specifikën e vet. Është sa pjesë e kësaj flame të përgjithshme nga ku merr frymëzimin dhe lëndën e parë, aq edhe pjesë e një përpjekjeje të madhe për të bërë atë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur shansin në histori të ngrejë kokën dhe të marrë frymë, që është më afër se kurrë ëndrrës historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar, nuk janë në Shqipëri, nuk e duan Shqipërinë. rinia po, është e frustruar, e inatosur, studentët po, duan më shumë, duan ndryshim, gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan, është në natyrën e qenies së tyre, por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe studentë që janë në bulevard janë pengje të atij grupi të zjarrit në krye, të atyre me maska ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përparuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur shtetit dhe të mundur policisë që të reagojë me forcë, me fëmijë të vegjël. Aty brenda është edhe krimi. Është një dorë e huaj”, tha Rama.










Komente
Komento