TIRANE, 6 Janar /ATSH-Z.Tosku/-Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bene me dije pasditen e sotme situaten e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to, pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.
Sipas ARRSH, në qarkun e Tiranës, në akset Trau Dajt - Qafë Mollë - Bizë, Trau Dajt - Antena, Qafë Priskë - Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, sidomos ne aksin Qafe Molle-Bize. Në qarkun e Elbasanit, aksi Librazhd - Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan - Gjinar kalohet normalisht, por per shkak te shembjes ne Shelcan eshte i pakalueshem per mjetet e renda. Shembja ne aksin Cerrik - Banje eshte eleminuar. Tani kalimi kryhet normalisht.
Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane, pati rreth 30 min reshje bore, por aksi eshte i paster. Eshte bere spërkatje me kripe.
ARRSH ka rekomanduar që në këto akse duhen përdorur zinxhiret, sidomos ne segmentin Lunik -Stebleve . Në qarkun e Beratit, në segmentin Kthesa Gllave - Antena ka prani te ngricave. Edhe ne segmentin Bogove - Kakruke ka prani ngricash ne orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Qarkullimi ne segmentin Kthesa Gllave-Antena duhet te behet me zinxhire. Rekomandohet qarkullimi me zinxhire edhe ne segmentin Bogove-Kakruke. Në qarkun e Korçës, ku gjatë ditës së sotme temperaturat kanë qënë rreth 0 grade, vazhdon te kryhet kriposja nga ana e kontraktoreve ne kthesat e hijezuara per te vijuar kalueshmeria e mjeteve pa probleme.
Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të qarkullojnë me zinxhirë në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.
Në qarkun e Kukesit ku ka patur reshje debore, të cilat tanimë kanë pushuar, është bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Shumë akse qarkullohen pa zinxhirë. Në akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ( sidomos ne Qafen e Luzhes) ka prani ngricash.
Në aksin Bajram Curri - Qafe Morinë, ka ngrica ne rruge nga ererat e forta dhe temperaturave te uleta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse: Bajram Curri-Kam (ne Qafen e Luzhes) dhe K.Domaj - Draj Reç , për shkak të temperaturave shumë të uleta dhe ngricave ne rrugë. Qarkullimi në aksin Bajram Curri - Valbone dhe B.Curri - Q. Morine rekomandohet të kryhet me zinxhire.
Ndërkohë që në qarkun e Dibrës vazhdon hedhja e kripës për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi - Qafe Draj, Qafe Bualli-Krastë. Në aksin Skurraj - Burrel ka patur renie gurësh në rrugë, por kontraktori ka marrë menjëherë masat për pastrimin e saj.
Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, në aksin Qafe Bualli-Kraste dhe në segmentet Muhurr-Qafe Draj dhe Sllove-Kalaja e Dodes. Kalimi me zinxhire behet edhe ne aksin U.Qytezes - Zerqan.
Ndërsa në qarkun e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës nuk ka probleme në akse, por ARRSH rekomandon kujdesin ndaj ngricave.
ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. /a.ke/