/ATSH-Z.Tosku/ -Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftuan sot gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to, në prag të festës së Vitit të Ri, në ndihmë të qytetarëve.

Sipas tyre, në mëngjesin e sotëm, në akset Trau Dajt - Qafë Mollë - Bizë, Trau Dajt - Antena, Qafë Priskë - Shëngjergj ka ngrica në rrugë dhe bëhet sperkatja me kripe, qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë.

Në qarkun e Durrësit dhe Beratit nuk ka probleme me qarkullimin. Ndërsa në Qarkun e Elbasanit, aksi Librazhd - Steblevë eshte i bllokuar per momentin, por po punohet per hapjen e tij. Aksi Elbasan - Gjinar ka prani ngricash ne rruge. Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Elbasan-GjiRnar, dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.

Në Qafën e Llogorasë ka 30cm bore. Po vazhdon pastrimi i rrugës dhe hedhja e kripes. Qarkullimi duhet të kryhet me zinxhire. Ngrica ka vetëm në aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripe ndaj rekomandohet kalimi me zinxhirë.

Në aksin Pogradec-Q.Thane ka erë të fortë që e sjell borën përsëri në rrugë.Vazhdon puna per pastrimin e rruges dhe kriposjen e saj. Qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë në Pog.-Q.Thanë, në Zemblak-Dogana Goricë dhe ne K/Zemblak-K/Liqenas, për shkak të ngricave në rrugë. Kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë në aksin e Dardhes.
Në qarkune Dibrës, është bërë pastrimi i rrugëve dhe janë sperkatur me kripe. Disa akse qarkullohen pa zinxhire. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste, Muhurr-Qafë Draj dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes. Ka temperatura te uleta.

Ne akset e Pukes dhe Malesise se Madhe ka ngrica qe po trajtohen me kripe. Ndërkaq, qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhrë në disa segmente të Tropojës dhe Kukesit, për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Ka temperatura të ulëta. Në akset e Pukes dhe Malesisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripe.

Aksi Qafe Mali-Flet, bllokohet here pas here si pasoje e eres se forte qe e kthen boren ne rruge. Nderkaq, po  vazhdon puna per hedhjen e kripes ne ato akse ku ka prezence te ngricave, pasi temperaturat gjate nates kane qene te uleta.