TIRANE - Ndonëse kushtet klimaterike kanë ndryshuar duke sjellë përmirësim të kushteve të qarkullimit rrugor pothuajse në të gjitha qarqet e vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. 

Në disa segmente te disa qarqe për arsye te kushteve të motit të paraqitura gjatë fundjavës, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ose kujdes në qarkullim.
ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.  
Për ditën e sotme deri në orën 09:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
 
Situata në çdo qark
 
 
Tiranë    
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku. 
Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.
 
Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.   
Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.
 
Elbasan   
Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur.
Qarkullimi eshte normal  ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.
I gjithe aksi Librazhd – Stebleve qarkullohet pa zinxhire.
Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.
 
Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.
Ne aksin Ura e Plirzes –Corovode ka rrenie guresh ne zonen e shkembit te “selanit”. Jane marre masa per pastrimin e aksit.
Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.
 
 
Vlorë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.   
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.
 
Gjirokastër
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Per shkak te rreshjeve te dendura duhet te kihet kujdes ,mund te kete renie gurresh dhe shkarje dherash ne akset  Gjirokaster-Tepelene  ne vendin e quajtur “shkalla e zeze” , dhe ne aksin Ura e Leklit Permet ne zonen e quajtur “Rapi i Kuqarit”
Ne aksin  drejt Cajupit rekomandohet te perdoren zinxhiret ne 2 km e fundit.
Rekomandohet  ecja e kujdesshme , sepse nga shirat mund te kete renie dherash e guresh ne rruge.
 
Korçë
Gatishmeria eshte e plote. Kalueshmeria pa problem.
Ne te gjithe akset  qarkullimi kryhet normalisht.
Ne akset ne drejtim te Dardhes dhe Voskopojes rekomandohet qe makinat te kene zinxhire me vehte, per çdo situate qe mund te paraqitet nga ulja e temperaturave.
 
Kukës
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.
Ka nje renie te lehte temperaturash ne zonat malore. Jane marre masat per kriposjen e segmenteve ku ka prani ngricash.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij qarku.
 
Dibër

Ka nje renie te lehte temperaturash ne zonat malore. Jane marre masat per kriposjen e segmenteve ku ka prani ngricash.
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.
Ne te gjithe qarkun qarkullimi kryhet pa zinxhire.
 
Shkodër   
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha  akset e ketij qarku.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku.
 
Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin.    
Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.
 
Lezhë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)