/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi të martë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme. Sipas ARRSH-së, nuk kërkohet gjatë ditës së sotme përdorimi i zinxhirëve në akset e qarqeve të vendit, përveçse në segmentin Klenjë - Steblevë, qarku Dibër.
Elbasan
Segmenti Fushë Stude - Steblevë qarkullohet pa zinxhirë, por me kujdes. Aksi Elbasan - Gjinar është bërë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm cedim në një gjatësi 40 ml. Në aksin Cërrik-Banjë-Gramsh po punohet për pastrimin e mbetjeve dhe shembjeve si pasojë e përmbytjes. 1,5 km përpara vendit të përmbytjes te diga e Banjes, ka shembje nga skarpata në 3 vende me gjatësi 200 ml. Qarkullimi bëhet me një kalim. Po punohet për normalizimin e situatës. Në aksin Elbasan - Gjinar nuk lejohet kalimi i autobusëve.
Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet - Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Jane marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes.
Kukës
Rritja e temperaturave ka sjellë pëermirësimin e situatës në rrugë. Shembja në aksin Traget - Lekbibaj, ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë .
Dibër
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Klenje - Stebleve (rreth 7 km).
Shkodër
Në aksin Shkodër-Qafë Qele, në Ganjollë, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar, vazhdon puna per ta bërë rrugën me dy kalime
LAJMET MË TË VLERËSUARA





