Akset rrugorë nacionale në ditën e tretë të vitit 2015 janë të kalueshme dhe pa probleme në shumicën e tyre, ndërsa problematike situate mbetet në rrugët dytësore dhe ato lidhëse me komunat e thella malore ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Tiranë
Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj nuk ka ngrica në rrugë dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këto akse rrugore.

Durrës
Nuk ka probleme ne akset e këtij Qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Elbasan
Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur, por rekomandohet që të përdoren zinxhirët në këtë aks rrugor. Aksi Elbasan – Gjinar nuk ka ngrica në rrugë dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Vlorë
Aksi rrugor në Qafën e Llogarasë është i pastruar. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve dhe mund të kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

Gjirokastër
Aksi rrugor Erind -Çajup ka prani ngricash rekomandohet që të përdoren goma dëbore ose zinxhirë për mjetet e vogla në aksin rrugor drejt Çajupit.

Korçë
Aksi rrugor Korçë - Dardhë ka prani ngricash dhe qarkullimi i mjeteve rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Kukës
Në aksin rrugor Bajram Curri – Kam (në zonën e Luzhës) dhe aksin rrugor Krumë – Qafë Tobli nuk ka bllokime. Qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kombit, Tuneli- Kalimash-Kukës –Morinë kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë edhe në akset rrugore: Kukës – Krumë Kukës - Draj, Reç Domaj – Bushtricë Kukës - Qafë Shllak Kukës –Shishtavec (ura e Zapodit), si dhe në të gjithë zonën e Tropojës dhe Kukësit.

Dibër
Sipas ARRSH është hedhur kripë, borëpastrueset janë të instaluara në vend, por megjithatë rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Ura e Çerenecit – Steblevë Muhurr - Qafë Draj Sllovë - Kalaja e Dodës.

Shkodër
Në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka sërish ngrica që po trajtohen me kripë. E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin Qafë Mali - Flet, ku ka ngrica që po trajtohen me kripë. Sipas ARRSH borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend dhe bejnë herë pas here hapjen e rrugës, ndërsa rekomandohet që të përdoren zinxhirë ose dhe goma dimërore në akset rrugore: Qafë Mali – Fierze dhe Fushë Arrëz – Qafë Shllak

Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Lezhë
Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara si dhe gjithashtu Rruga e Kombit është e hapur. Në aksin rrugor Tuneli Kalimash - Kukës – Morinë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë edhe në akset rrugore: Rrëshen - Qafë Benë Shpal - Ura e Repsit.
 
Redaksia Online
(a.h/ec./shqiptarja.com)