TIRANE, 13 Shkurt/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi të premten se ka përmirësim të kushteve atmosferike, por temperaturat vazhdojne të jenë të ulëta gjatë natës.
Në zonat verilindore dhe juglindore rekomandohet kalimi me zinxhire në disa akse për shkak të ngricave të formuara si rezultat i reshejve të dëborës.
Sipas ARRSH-së, në qarkun e Elbasanit, segmenti Lunik - Steblevë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Elbasan - Gjinar është bërë i kalueshëm. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30cm cedim në një gjatësi 40 ml. Në aksin Cërrik-Banjë-Gramsh po punohet për pastrimin e mbetjeve dhe shembjeve si pasojë e përmbytjes. 1,5 km përpara vendit te përmbytjes te diga e Banjes, ka shembje nga skarpata në 3 vende me gjatësi 200ml. Qarkullimi bëhet me një kalim
Në qarkun e Gjirokastrës, në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka pasur rënie gurësh dhe rruga është me një kalim. Në aksin Përmet - Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji disa ditë më parë. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive disa ditë më parë në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. ARRSH rekomandon të bëhet kujdes në Qafën e Muzinës në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbremjes.
Në qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur temperatura të ulëta. Eshtë kryer pastrimi dhe kriposja e të gjithë akseve.
Mjetet rekomandohen të mos lëvizin pa zinxhirë, snë aksin Boboshticë-Dardhë.
Në qarkun e Kukësit, ka ngrica nga ulja e temperaturave. Eshtë punuar nga kontraktorët për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Ka pasur disa ditë më parë shembje në aksin Traget - Lekbibaj, që kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Në qarkun e Dibrës, ka prezencë ngricash në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafë Dragalicë-Steblevë./a.gjonaj//a.ke/f.n/








