ARRSH thirrje banorëve të 'Astirit' për lekët e shpronësimit për 'Lotin 2', të mbushur me hije skandali

ARRSH thirrje banorëve të 'Astirit' për lekët e shpronësimit për 'Lotin 2', të mbushur me hije skandali

Banorët që preken nga projekti i rehabilitimit të Segmentit Rrugor nga “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” kanë gati lekët e shpronësimit. Të gjithë këto persona që janë shpronësuar me vendim qeverie, duhet të paraqiten pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe për të tërhequr lekët e shpronësimit.

Apeli vjen nga ARRSH që i bën thirrje banorëve që të paraqiten sa më parë pranë këtij institucioni dhe të dorëzojnë dokumentacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, ku përfshihet: 1. Certifikata e pasurisë (fotokopje të noterizuar); 2. Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë); 3. Harta e pasurisë (e rifreskuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë); 4.Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës si dhe një kopje të kartës së identitetit.

Për të lehtësuar procesin, banorët mund të dorëzojnë dokumentacionin edhe përmes postës, në adresën: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300.

Ndërkohë 'Loti 2' i këtij projekti për segmentin nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi Shqiponja vijon të ketë hije skandalesh.

Pak ditë më parë Report Tv raportoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar, në mënyrë dyshimtë, ka renditur në krye të listës kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim, duke e projektuar si fituese të ardhshme për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, ndërkohë që në pjesën e parë të garës kompania nuk ishte renditur në krye. 

Skandali konsiston në faktin se as Autoriteti Rrugor, as Komisioni i Prokurimit Publik, nuk e kanë përjashtuar kompaninë Instituti i Konsulencës në Ndërtim nga gara për mbikëqyrjen e punimeve tek Unaza e Re, pasi ajo ka lidhje financiare me kompaninë Salillari, e cila do të zbatojë projektin për të njëjtin segment. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja