ARRSH urdhëroi të dilte nga shtëpia, Nexhmije Hoxha thirrje qeverisë: Mos veproni si fashistët

ARRSH urdhëroi të dilte nga shtëpia, Nexhmije Hoxha thirrje qeverisë: Mos veproni si fashistët

Nexhmije Hoxha

E veja 97 vjeçare e Enver Hoxhës thotë në një prononcim se po veprohet me metoda fashiste për t’i nxjerrë në rrugë pa asnjë alternativë nga një godinë e vjetër e përshtatur si banesë pas dëbimit të familjes Hoxha nga Blloku në fillim vitet ’90.

Si mund të merren vendime të tilla pa na dhënë asnjë mundësi, asnjë alternativë? Çfarë do të bëjmë ne në këto kushte, ku të shkojmë ne, ku të sistemohemi? Na thonë që duhet të zgjidhim trafikun e makinave në Tiranë. Patjetër të zgjidhet po jo kështu. Më duket një veprim tipik fashist dhe banorët këtu që po protestojnë kanë plotësisht të drejtë. Por meqë përmendet emri im, po ju them se kam edhe problemin e ruajtjes së asaj pak trashëgimie që më ka mbetur nga Enveri, që mezi e mblodha kur na degdisën këtu

Nexhmije Hoxha

Rustem Peçi, aktualisht Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, i cili banon në të njëjtën godinë është dhe më i ashpër në reagimin e tij:

Nexhmija ka të drejtë, këto janë fashistë. Meritojnë etiketime më të rënda se kaq. Kjo është një qeveri që ka dëshmuar se i mungon dhembshuria vecanërisht për ata më të dobëtit. Po janë ata që ia kanë dhënë votat Edi Ramës. Mirëpo ta di mirë se ai që të ngre, edhe të rrëzon. Janë treguar shumë hipokritë, vecanërisht me ne. Si mund të veprohet në mënyrë të tillë? Disa na përmendin Bllokun dhe privilegjet e dikurshme. Im atë, Shefqet Peçi, pavarësisht meritave që kishte për kohën e luftës dhe më pas, nuk ka jetuar asnjëherë në ish-bllokun e famshëm. Edhe tani nuk po kërkojmë të kthehemi as në atë bllok dhe as në blloqet e rinj me vila luksi që kanë ndërtuar për veten milionerët  pushtetarë dhe oborrtarët e tyre. Nuk mjafton që shpenzohen paratë tona dhe durimi ynë me muzera antikombëtarë dhe kampe gënjeshtrash, nuk mjafton balta që hidhet mbi luftën dhe heronjtë e dëshmorët e saj. Do na flakin dhe në rrugë tani, në këtë moshë? Këto veprime janë neofashizëm i kulluar

Rustem Peçi

Drejtoria e Rrugëve njoftoi Nexhmije Hoxhën dhe Rustem Peçin që duhet të lënë banesat pasi preken nga ndërtimi i unazës së madhe. Sipas avokatit Idajet Beqiri, të vesë së diktatorit Enver Hoxha nuk i kanë paraqitur asnjë dokument por vetëm një komunikim me gojë se godina do prishet për zgjerimin e unazës. Idejet Beqiri u shpreh se në katin e parë godinës 2-katëshe jeton familja e Rustem Pecit, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Zoti Beqiri argumentoi se nëse prishet një pjesë e godinës ajo rrezikon të shembet e gjitha./ Marrë nga DITA

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eol: 06/11/2018 09:27

    Portokalle eshte bota thoshnin te moçmit. Ata, qe ti dhe sistemi totalitar qe instaluat ju, ua sekuestruar pa demshperblim. Ta provoni dhe ju se si ndihesh. Ke dhe goj te flasesh.

    Përgjigju
  • Tirana: 05/11/2018 21:29

    Ky ashte njeri i nershum. Sa shpija kaj grate e politikajve shqiptare sote neper shqipnin edhe neper bote. Kuse kjo ashte ku ashte sote. Lavdi PPSH poshte trathatare shqiptare.

    Përgjigju
  • Loku: 05/11/2018 16:14

    Se çkeni bër ju në kohën tuaj, e di i madh dhe i vogël. Por më duket se po trajtohesh si një qytetare normale. Mos vall mendon se je dikushi, përsëri këtë e di i madh dhe i vogël. Berisha të plasi brënda. Ed Rama po të mer leje. Ky është ndryshimi. Ku është fashizmi tani, normalishtë tek sëra yte gjindet

    Përgjigju
  • pdfier: 05/11/2018 11:04

    e te qi.... verin e si dekdiset ju mijera familje nga pronat e tyre o kurv plak.

    Përgjigju
  • suela: 05/11/2018 09:46

    Me te vertete si hidhen njerezit ne rruge te madhe nuk po ze rastin e Nexhimes por ne demokraci shteti ka primar kujdesin e popullates me sistemim uje buke drita dhe asistence nese kane nevoje.Ky i gjati po na del ekstermisht i djathte sepse vetem ata bejne te tilla veprime te egra.Nexhmia spaska para as per nje shtepi udhehoqi 50 vjet dhe nuk mori dy para per vete keta kusaret e sotem jane per me vila e hotele ,vertet kjo mund te ket qene diktatore si i shoqi por fakti tregon se hajdute spaska qene dhe pse kishte cdo gje ne dore e jo si keta qe kthyhen partine socialiste ne nje emer te ri rilindje e i nxoren bojen.opozita po lengon me idjotet e kriminelet qe ka ndersa partia socialiste kusare madhe dhe Lsi kampione ne vjedhje.Mjer Shqiperia ne dore te kujt ka rene tere keto vite.

    Përgjigju
  • Tutu: 05/11/2018 09:39

    Shtet leshi... te presesh nga Afrim Qendro... nuk behet shteti dhe shoqeria me hakmarrje por me drejtesi .. jepi Cezarit cfare i takon Cezarit ka thene Jezus Krishti... ky eshte nje shtet i tredhur me shtetare eunuke... nuk ju vjen turp...

    Përgjigju
  • Fashistet: 05/11/2018 09:25

    Nuk nxorren njeri nga shtepia o Nexhmije. As nuk I shkulen njeriu dhembet e floririt, Dhe as nuk ju moren tokat dikujt e ja dhane dikujt e as cte te them se Ti e di mire. Fashistet ta nxorren nipin qe kapen me laborator droge dhe nje qe kapet me 1 gram bo 7 vjet. Kshuqe dil e shko noi shpi me te mire se ste lejn jashta ty jo.

    Përgjigju
    • Tani: 06/11/2018 06:26

      Ne fakt ate qe bene komunistet ishte qe ne kohe te rende krize varferie ku shumica e popullit ishte e zhytur ne mjerim, varferi dhe ishin pa buke, ua mori te mirat materiale pjeses se pasur, te pasuruarve ne menyre te padrejte dhe ua shperndau njerzve. Pra ekuivalenti ne kohen e sotme do te ishte qe qeveria e sotme t'ua marre pasurine e krijuar me vjedhje dhe krime qeveritareve ne pozite dhe ne opozite kudoqofshin dhe t'ia shperndaje ate popullit te varfer. Ky eshte ekulibri qe perpiqen te vene sistemet dhe partite komuniste dhe qe ne thelb shtrihet dhe ne platformen demokratike te partive socialiste te Europes, por qe e shohim te zhvendosur tek taksimi progresiv i te pasurve.

  • Mala: 05/11/2018 09:09

    Qe nga renia e Komunizmit ne Shqiperi, jane tjekaluar gjitha normat njerezore,politike e kombetare.Zonja e Madhe Nexhmije Hoxha, bashkeshorteja e Enver Hoxhes,Personalitetetit qe,pas humbjes se identitetetit te Shqiperise me 7 prill 1939,kur mbreti ia mbathi kah syte kembet,pa harruar te merr me vetde edhe thesarin shteteror e kombetarEnveri me 29 Nentor 1944 i ktheu identitetin e Shqiperise dhe shqiptareve, themeleloi dhe shpalli sht etin e pushtetit popullor dhe per 45 vjet ndertoi identgitetin dhe shtetin me gjitha nivelet,gjitha veprimtarit shoqerore e komebatre ne gjitha mjediset shqiptare.Pas "demokracise" dikush,dikur sherbetor i Evnerit e burgosi Nexhmjen.Pas asaj marrie e turpi te pashmenbult,tash ndonje "inatxhi" naiv e primitiv kekron qe Zonje e Madh te nxirret nga banesa, mga hapesira e mundesia e minimumit te jetes.Ky eshte turpi qe nuk hahet me asgje, Ky eshte niveli i moralit tone kombetar e politik,Ky eshte niveli i "demokracise" shqiptare.

    Përgjigju
    • Mala: 06/11/2018 01:18

      Ka te drejt. Bravo Malo

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar