Alexis Sanchez, ka konfirmuar edhe njëherë rolin e tij në skuadër pas fitores që i dhuroi Arsenalit në minutën e 98-të. Ndeshja e mbrëmjes së djeshme përballë Burnley, pa dyshim që ka dhuruar emocione të shumta. U deshën 59-të minuta që të thyej rezistenca e Burnley, ku një devijim i saktë i topit me kokë nga ana e Shkodran Mustafit do ta kalonte në avantazh Arsenalin.
Por gëzimi i “topçinjve” nuk do të zgjaste shumë, pasi vetëm 6-të minuta më pas, Xhaka do të linte fushën e lojës pas një kartoni të kuq.
Gjithashtu edhe dënimi i Arsene Wenger për kundërshtim të arbitrit dhe goli i barazimit në minutën e 93 do të bënte që situata për londinezët të dukej e zymtë.
Por, do të ishte Alexis Sanchez, ai që në minutën e 98-të, pas akordimit të një penalltie nga arbitri të bënte të mundur marrjen e tre pikëve për Arsenalin, i cili tashmë ndodhet në vendin e dytë të Premier League.
Nga ana tjetër në Gjermani, Leverkusen, me një fitore 3 me 1 kundër Herta Berlinit, duket sikur e ka lënë pas krizën e kampionatit që shfaqi në 2016.
Në pjesën e parë u shënuan 3 gola, ku në minutën e 12, Omer Toprak gjeti rrugën e rrjetës dhe në të 36-të, Hakan Calhanoglu, do të thellonte avantazhin e Leverkusen. Por edhe Herta do të arrinte të reagonte në fundin e pjesës së parë duke rihapur prapë ndeshjen me një gol të Valentin Stocker.
Ndërkohë pjesa e dytë foli vetëm për Leverkusen, të cilët arritën të shënonin edhe golin e tretë, duke siguruar kështu avantazhin dhe marrjen e tre pikëve.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com