Arsenal ia ka dalë të fitojë lehtësisht derbin e Londrës kundër Fulham. Topçinjtë që luftojnë për titullin kampion fituan 3-0 në Fly Emirates me golat që erdhën shumë shpejt. Gyokeres zhbllokoi rezultatin në minutën e 9, ndërsa brenda pjesës së parë realizoi Saka dhe sërish Gyokeres. Me këtë sukses Arsenali i vendit të parë e dërgoi në 6 pikë diferencën me Cityn ndjekës, por skuadra e Guardiolës ka 2 ndeshje më pak.
Në Seria A Como dhe Napoli kanë barazuar 0-0. Ky rezulat lë pas në garën për zonën champions të besuarit e Cesc Fabregas, ndërsa skuadra e Conte-s i jep mundësi Interit, që në rast fitoreje ose barazimi të dielën kundër Parmës të shpallet matematikisht kampion i Seria A për herë të 21 në histori.
Në La Liga Atletico Madrid ia doli të fitonte 0-2 ndeshjen numër 1000 të Diego Simeone-s në krye të el colchoneros. Madrilenët mposhtë Valencia-n me golat e realizuar nga Lucue dhe Cubo në pjesën e dytë. Ky sukses për Atletico-n erdhi edhe pse kishte zbritur në fushë me skuadrën e të rinjve, pasi po ruhet për gjysmëfinalen e kthimit kundër Arsenalit.
Në Bundesligë Bayern Munich tashmë kampion barazoi 3-3 kundër Heindenhaim të vendit të fundit. Edhe pse të mërkurën luan duelin e sezonit kundër Paris SG në Champions League, Company aktivizoi disa prej titullarëve. Në pjesën e dytë u futën edhe Kane, Luis Diaz dhe Michael Olise.
Komente


