Dy persona të dyshuar si autorë të një serie vjedhjesh në banesa kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas një operacioni të koduar “Gracka”. Bëhet fjalë për personat me inicialet I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të cilët sipas hetimeve rezultojnë të përfshirë në të paktën 9 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit.
Ata janë kapur në rrugën “Panorama e Liqenit”, duke qarkulluar me një motor të dyshuar të vjedhur. Burime policore bëjnë me dije se të dyshuarit kishin me vete edhe mjete që përdoren zakonisht për vjedhje, çka i bëri të dyshojnë se po përgatiteshin për goditje të tjera.
Të dy janë persona me precedentë penalë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ata kanë vjedhur para, sende me vlerë dhe pajisje elektronike në banesa të ndryshme në kryeqytet.
Policia ka sekuestruar motorin, sende të vjedhura, armë të ftohta dhe objekte të tjera të paligjshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë edhe në raste të tjera.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, për zbardhjen e 9 vjedhjeve të banesave gjatë muajve të fundit. Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar të vjedheve, të cilët u kapën në flagrancë duke qarkulluar me një motomjet të vjedhur, në tentativë për të kryer ngjarje të tjera kriminale, pasi iu gjetën me vete sende të përdorura për vjedhje.
Të dy shtetasit e arrestuarit të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit. Sekuestrohen motomjeti, disa sende të vjedhura, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit.
Këta shtetas u kapën në rrugën “Panorama e Liqenit” duke udhëtuar me një motomjet të dyshuar të vjedhur. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur shumë parash, sende me vlerë, paisje elektronike dhe sende të tjera të ndryshe, në 9 banesa, të kryera gjatë muajve të fundit. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










