Arsenali kimik sirian për t’u
asgjësuar tejkalon 2500 tonë
Në një artikull ekskluzive të agjencisë Reuters, në kuadër të shkatërimit të armëve kimike siriane, shkruhet se Shqipëria është ndër vendet me të cilat po bëhen negociata për të transferuar dhe shkatërruar arsenalin e këtyre armëve.
TIRANE- Në një artikull ekskluzive të agjencisë Reuters, në kuadër të shkatërimit të armëve kimike siriane, shkruhet se Shqipëria është ndër vendet me të cilat po bëhen negociata për të transferuar dhe shkatërruar arsenalin e këtyre armëve. Në këtë artikull, thuhet se përveç Shqipërisë, vend kandidat për të kryer këtë proces, është edhe Belgjika dhe gjithashtu një tjetër vend skandinav i papëcaktuar ende, ku flitet se do jetë Norvegjia vendi tjetër që operohet përmes detit. Britania e Madhe, ka deklaruar se do të japë 3 milionë dollarë për mbarëvajtjen e këtij misioni të shkatërrimit të armëve, ndërsa Rusia, Franca dhe Kina, janë shprehur se do të dërgojnë ekspertë dhe staf teknikësh të specializuar.
Nga ana e Sirisë është deklaruar se janë 30 qendra ushtarake, ku regjimi sirian mbushte armatimet, një pjesë e tyre u përdor në 21 gusht të këtij viti ku humbën jetën 1400 të pafajshëm dhe 3 impiante të cilët përmbajnë sasi të mëdha të armëve kimike. Duke iu referuar dokumenteve të Organizata për shkatërrimin e armëve kimike (OPCË), janë rreth 1.000 ton ton armë kimike, të formave të ndryshme, 290 tonelata municion të mbushur dhe 1.230 municion të pa mbushur. Organizata për shkatërrimin e armëve kimike që ka si detyrë eleminimin e këtyre armëve dhe deri më tani kanë mbledhur vetëm shumat e parave të nevojshme për të financuar misionin e tyre. Organizata për shkatërrimin e armëve kimike e cila fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqen, muajin e kaluar, është duke bërë përgatitjet, në kuadër të marrëveshjes SHBA-Rusi. Deri më tani, janë vënë në dispozicion 10 milionë euro, por detajet e tjera mësohet se do bëhen të ditura të ardhmen.
Koha po ikën, afati deri më 30 qershor 2014Në rastin e arsenalit kimik sirian megjithë peshën e stoqeve e kushteve të sigurisë në Shqipëri mbartin dimension tjetër. Por koha e pritjes po mbaron për SHBA. Organizata për shkatërrimin e armëve kimike (OIAC) ka lajmëruar që inspektorët e saj, që kanë mbërritur në Siri, kanë përcaktuar si stoqe 1000 tonë lëndë kimike e 290 tonë armë kimike të deklaruara nga Damasku. Këshilli ekzekutiv i OIAC duhet të përfundojë kalendarin deri në 15 nëntor. Uashingtoni mbetet optimist mbi aftësitë për të respektuar afatin e 30 qershorit 2014, afat kur duhet të përfundojë shkatërrimi i armëve kimike.
Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44