/ATSH/. - Arsenali është duke përgatitur një ofertë për Mario Mandzukic.

Drejtuesit e klubit te Arsenalit janë duke vazhduar kërkimet e tyre për të gjetur një sulmues qendror.
Ata janë vënë pas kroatit të Atletico Madridit, Mario Mandzukic, i cili po tregon vlerat e tij me të mira edhe në Vicente Calderon.
Gjithsesi, për të siguruar shërbimet e kroatit, krerët e londinezëve duhet të paguajnë rreth 30 milionë euro.