Arsene Wenger: Bayern është një
skuadër më e mirë se Arsenali

Arsene Wenger: Bayern është një<br />skuadër më e mirë se Arsenali
Humbja e mbrëmjes së djeshme e Arsenalit në Allianz Arena duket sikur ka rritur pakënaqësinë e tifozëve të Arsenalit, të cilët kanë filluar të kërkojnë me këmbëngulje largimin e Wenger nga drejtimi i skuadrës.

Ndërkohë në një intervistë pas përfundimit të ndeshjes së sotme përballë Bayern, Wenger është shprehur se ishte një ndeshje e vështirë dhe gjithashtu ka thënë se Bayern është një skuadër më e mirë se sa “topçinjtë”.

“Është e vështirë për tu shpjeguar, patëm dy shanse shumë të mira në pjesën e parë për të shënuar, por ishim të pafat. Bayern luajti më mirë se ne në pjesën e dytë dhe niveli jonë i lojës ra. Largimi i Koscielny ishte edhe momentin kur skuadra u demoralizua.  Ishim të pafat dhe u përballëm me një skuadër më të mirë se ne”, deklaroi Wenger në një intervistë për BT Sport.

Kontrata e Wanger përfundon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk po flitet për një kontratë të re për francezin, ndërkohë që pak muaj më parë klubi e kishte shndërruar në një çështje shumë të rëndësishme pasi Ozil kishte deklaruar se e ardhmja e tij te Arsenali varej nëse Wanger do të firmoste sërish me Topçinjtë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos