ARRSH jep njoftimin: Nis rikonstruksioni i segmentit te rruga e vjetër e Vorës, ja si do devijohet trafiku

Pas ndërhyrjes së suksesshme në autostradën Tiranë-Durrës Autoriteti rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ditën e hënë do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) - Fabrika e Tullave (rruga e vjetër) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyre rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Njoftimi për media i ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se diten e henen, ne oren 06-00 te mengjesit do te filloje ndërhyrja per rehabilitimin se segmentit rrugor Degezimi Vore (shinat e trenit) - Fabrika e Tullave (rruga e vjeter) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze te sinjalistikes provizore te vendosur si dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1. Trafiku I mjeteve te renda qe vijne nga Veriu ne drejtim te doganes se Tiranes do te vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga I njejti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.

2. Trafiku I mjeteve te renda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi "Casa Italia" – Durres.

3. Trafiku I mjeteve te renda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi "Casa Italia" – Kamez – Fushe Kruje.

4. Drejtuesit e autoveturave do te vijojne te normalisht drejt destinacioneve respective duke perdorur uren e Vores.

5. Transporti I udhetareve ne te dy drejtimet do te perdorin segmentin e rruges se aeroportit te rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

6. Ky devijim do te vazhdoje deri ne perfundim te punimeve te rehabilitimit.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren duke dhene te gjitha orientimet e duhura dhe vendosur sinjalistiken e duhur për orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
Faleminderit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen