Arsimi i Lartë, Xhafaj: Cilësia e 
diplomave si kartëmonedha false

Arsimi i Lartë, Xhafaj: Cilësia e <br />diplomave si kartëmonedha false
TIRANE- Në asnjë rast universitete private nuk marrin fonde publike nga ligji i ri për Arsimin e Lartë. Kështu u shpreh Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në Komisionin e Ligjeve, ku u prezantoi ligjin për arsimin e lartë.

“Ky ligj nuk i detyron Institucionet e Arsimit të Lartë të kthehen në Institucione të Arsimit të Lartë të Publik tëa Pavarur. Ky është një nocion inovator dhe një mundësi e re për çdo institucion, i cili pas një seti të përcaktuar rregullash do të mund të kërkojë të kthehet në IALPP, ku momenti i rëndësishëm është heqja dorë nga fitimi. Vetëm pasi ka hequr dorë nga fitimi IAL mund të filloj të funksionojë si Institucion i Arsimit të Lartë Publik i Pavarur”, - theksoi Nikolla.

Një tjetër risi e ligjit të ri do të jetë dhe skema e financimit, ku tashmë universitetet publike do të marrin fonde mbi bazën e performancës. “Ligji ndryshon skemën e financimit duke futur konceptim modern të financimit me bazë performancën. Shteti do jetë gjithnjë e më shumë financues i Arsimit të Lartë, por këto financa, taksat e qytetarëve shqiptarë duhet të prodhojnë maksimumin e mundshëm të vlerës. Një skemë moderne financimi, që priret nga treguesit e performancës së universiteteve tona, do t’i shtyjë ato të modernizohen, të përmirësojnë shërbimin”, - përmendi ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në Komisionin e Ligjeve.

Ligji i Arsimit të Lartë u delegon universiteteve publike një sër vendimmarrjesh që sot i kryen MAS, si numri i studentëve që do të pranohen, kriteret e përzgjedhjes, tarifat e studimit dhe numrin e stafit akademik. Nga ndryshimet në ligj do të zgjerohet dhe skema e bursave, ku mund të përfitojnë një numër i lartë studentësh. Konkretisht do marrin bursë, studentët që për pamundësi financiare nuk ndjekin dot studimet, studentët që ndjekin degët me prioritet kombëtar dhe studentët ekselent.

Në Komisionin e Ligjeve ishin të pranishëm pjesa më e madhe e deputetëve të mazhorncës, ndërkohë që opozita i “braktisi” diskutimet e ligjit për arsimin e lartë. Vetëm pak minuta pasi nisi prezantimin ministrja Lindita Nikolla, në mbledhje u paraqitën deputetët e opozitës Arben Ristani dhe Gent Strazimiri. Pas rreth 5 minutash, dy deputetët e opozitës kanë firmosur procesverbalin që kanë qënë të pranishëm dhe janë larguar nga mbledhja e Komisonit të Ligjeve, duke mos marrë pjesë në diskutime.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë