Arsimi i orientuar, shkollat do 
përcaktojnë kuotat e pranimit

Arsimi i orientuar, shkollat do <br />përcaktojnë kuotat e pranimit
TIRANE- Shkollat artistike, sportive dhe gjuhët e huaja do të kenë të drejtën për të përcaktuar vet kuotat e pranimit, afatet e aplikimit dhe datat e regjistrimit. Një udhëzim i ministres së Arsimit Lindita Nikolla përcakton mënyrën se si do bëhet pranimi i nxënësve në shkollat me konkurs dhe ato pa konkurs.

“Shkollat pranojnë nxënës jo vetëm nga njësitë arsimore vendore në juridiksionin e të cilëve janë shkollat, por edhe nga njësitë arsimore vendore të tjera që nuk kanë shkolla të profileve të sipërpërmendura. Aplikuesi duhet të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet për aplikim si më poshtë: Kërkesa për regjistrim.Kopje e dëftesës së lirimit të nxënësit, e njehsuar me origjinalin. Kopje e kartës së identitetit të nxënësit. Raport mjekësor të lëshuar nga qendra shëndetësore (vetëm për aplikantët në shkollat sportive)”, - thuhet në udhëzim.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit