Arsimi parashkollor-Nikolla: Kurrikula gjithëpërfshirëse dhe trajnime për mësuesit
TIRANË, 24 nëntor/ATSH-Z.Tosku/- Fëmijët nga shtresat në nevojë, përfshirë dhe komunitetin rom, vazhdojnë të mos kenë akses në programet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme. Kjo ishte një nga pikat e diskutuara dhe të prekura ditën e sotme në konferencën për “Prezantimin e vizionit të arsimit parashkollor”, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit […]
/ATSH-Z.Tosku/- Fëmijët nga shtresat në nevojë, përfshirë dhe komunitetin rom, vazhdojnë të mos kenë akses në programet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.
Kjo ishte një nga pikat e diskutuara dhe të prekura ditën e sotme në konferencën për "Prezantimin e vizionit të arsimit parashkollor", të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF.
Në takim morën pjesë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Antonella Scolamiero, Drejtori i Institucionit të Zhvillimit të Arsimit, Geri Janaqi.
Sipas raportit, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nënvizoi mesataren e fëmijëve për grup në kopshtet publike dhe private, sipas së cilës, përkatësisht janë 21 fëmijë në sektorin publik dhe 18 në atë privat.
Sipas saj, është duke u punuar në kuadër të kurrikulave, programeve dhe udhëzuesve për arsimin parashkollor, si baza e arsimit të mëtejshëm.
Ndërkaq, Nikolla u shpreh se " jemi duke investuar tek arsimi parashkollor, duke u përkujdesur për vogëlushët , për gjithëpërfshirje dhe barazi midis tyre".
Gjatë fjalës së saj, ajo nënvizoi se fëmijët e regjistruar në klasën e parë këtë vit, përbënin rreth 89% të fëmijëve të ardhur nga arsimi parashkollor.
Në aspektin organizativ, sot në vend funksionojnë 455 klasa përgatitore, 72 më shumë se vitin e kaluar.
"Për herë të parë fëmijët shqiptarë do të kenë një kurrikul që orientohet nga kornizat kurikulare për arsimin parauniversitar", tha Nikolla.
Ajo shtoi gjithashtu se "ne po kujdesemi që çdo ditë jeta e këtyre vogëlushëve të jetë e mbushur me dije dhe infrastrukturën e nevojshme në përputhje me standardet europiane".
Përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Antonella Scolamiero u shpreh se "Shqipëria nuk është vetëm në këtë iniciativë, por UNICEF do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Arsimit dhe reformat vendimtare që do të ndërmerren në edukimin parashkollor, të cilat shmangin pabarazitë dhe përmirësojnë cilësinë e arsimit".
Gjatë prezantimit të informacioneve të detajuara për kurrikulat e reja në arsimin parashkollor, rëndësi u është dhënë edhe trajnimit të mësuesve por edhe prani të psikologëve nëpër institucione të ndryshme të arsimit parashkollor.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39