Arsimi, PD: Emërimet e mësuesve
nga "truprojat", Nikolla: Përbaltje!

Arsimi, PD: Emërimet e mësuesve<br />nga
Reforma në arsim ka përplasur sërish qeverinë dhe opozitën. Nga selia blu, deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë se testimi i mësuesve është i jashtëligjshëm dhe emërimet e reja janë bërë me mashtrime. Sipas Boçit mësuesit futen në punë nga “truprojat”. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i numrit një të arsimit, Lindita Nikolla. Ministrja në një status në rrjetin social Facebook, shkruan se PD hedh baltë për një proces që është herë e parë që zhvillohet dhe tërësisht transparent.  

Statusi ideputetit demokrat Luçano Boci
Ja se si mashtrohen qytetarët e mësuesit nga qeveria! Testimit të jashtëligjshëm që qeveria ndërmori për gjoja emërimet e mësuesve “i doli kallaji”! Pas faktit të dalë publikisht se shumica e vendeve ishin emëruar sipas modelit “alla-Lushnja”, nga Drejtorët politikë të urdhëruar politikisht dhe të nxitur materialisht, MAS organizoi maskaradën e testimeve. Për vetëm 7 vende në Tiranë u gënjyen 2000 mësues, për disa dhjetra të tjerë, në Vlorë, Korcë, Sarandë, Shkodër, Fier, Berat u gënjeyn mijëra të tjerë.
U trembetua “korrigjim korrekt”, i cili lëvizi sipas urdhërave të brendshëm nga 10% në 40%. Ata që dolën si të fituar do rrinë gjatë, shumë gjatë në listën e pritjes së hartuar politikisht dhe jo vetëm, përvec atyre që duhet të gjejnë “gardistin” e rradhës.
Sot doli qartë që dhe “korrigjimin korrekt” real, nuk e paskan bërë mësuesit e thirrur posaçërisht, por e kanë bërë “Truprojat”. Këto “Truproja”, kanë emra të ndryshëm: Gardisti, Partiaku, Qeveritari, Kushëriri etj.... Ato përcaktojnë gjithcka: renditjen e fituesit!!!!! Kjo është pamja e vërtetë e pseudo-reformës së kësaj qeverisje që pjell pseudo-testime e pseudo-emërime, si pjesë e Panairit të Mashtrimeve! Mësues e qytetarë mos u gënjeni!
Kundërshtoni testimin e paligjshëm, diskriminues dhe poshtërues që ndërmerret vetëm për qëllime të mbrapshta, kur ligji e përcakton qartë modalitetin emërimit të mësuesit dhe vlerësimit të punës së tij ndër vite!



Statusi i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla
E trishtë, dhe vetëm kaq, të shohësh një grua të humbë vetveten duke i shërbyer një politike përbaltjeje të cilës Shqipëria ia ka kthyer shpinën përgjithmonë. Por sot është diçka tjetër dhe prandaj edhe po shkruaj – në vend të replikës së zakonshme që zakonisht shmang.
Sot u shfaq një burrë, një deputet i PD-së, duke shpifur dhe ai për një proces që ndodh për herë të parë në vend, transparent dhe i bazuar në meritë. Unë e neveris baltën që prodhojnë përditë pikerisht ata që e katandisën arsimin në ditën më të keqe. E konsideroj atë baltë një nga helmet më të dëmshme që i është injektuar kësaj shoqërie, ndaj i qëndroj përballë sulmit të tillë, e vendosur të flas vetëm me të vërteta e rezultate.
Opinioni publik, çdo mësues e prind do të shohë se si sistemi i ri i punësimit në arsim do të jetë kthesa më e madhe në luftën ndaj korrupsionit dhe vendosjes së cilësisë në shkolla.
POR… Transparencën, zoti Boçi e quan paligjshmëri. Harron se gjetëm në sistem 4000 dëshmi shkeljeje të ligjit duke vendosur mësues pa arsim përkates apo jashtë profilit. Një në katër nxënës, femijë shqiptarësh jo të një klase, merrnin mësim nga mësues që nuk kishte lidhje me lëndën. Cili ligj zoti Boçi e solli këtë emergjencë në arsim? Po sigurisht pamundësia për të dhënë përgjigje se si e shkelët ligjin, ju çon tek llogorja e baltës dhe e shpifjeve. Puna e tij!
E jona punë është të bëjme publike renditjen sipas cilësisë për çdo DAR/ZA dhe profile të gjithë mësuesit punëkërkues dhe t’i përgjigjemi me një standard të ri emergjencës në arsim të krijuar nga shkelja që ju i bëtë ligjit.
POR… Meritën, zoti Boçi e quan gënjeshtër. Puna e tij! E jona punë ështe, jo vetëm t’i japim përparësi meritës në emërimet në arsim, por të shqetësohemi fort dhe shumë më fort të punojmë për të adresuar dhe ndihmuar mësuesit në kualifikimin e tyre.  Po a ka gënjeshtër më të madhe që i keni bërë prindërve shqiptarë duke çuar nëpër shkolla 4 mijë mësues që nuk kanë lidhje me lëndën që japin?
Po a ka gënjeshtër më të madhe që i bëhet mësuesve, prindërve dhe gjithë shoqërisë duke mos lexuar rezultatet tejet të ulta të kalimit në provimin e shtetit apo edhe në testimin që realizuam?  JO dhe vetëm JO! Koha e gënjeshtrave ka marrë fund në arsim! Për ne mësuesit nuk janë numra që çohen me pahir në mitingje, as vota të bëra me pahir. Për ne janë njerëzit që ju duhet kthyer dinjiteti i nëpërkëmbur dhe mbështetur fort për misionin fisnik.
POR… Vullnetin, zoti Boçi e lexon me syzet e baltës. Puna e tij! E jona punë është t’i tregojmë vendin kujtdo që abuzon për tarafe apo rryshfet dhe t’i çojmë para drejtësisë. Në vetëm një vit kemi ndëshkuar për afera korruptive në arsim me shumë se sa zoti Boçi bëri në tetë vite të qeverisjes së tij. Gjuan me baltë, por në fakt je tejet i kompleksuar ta pranosh. Siç nuk pranove dot shëmbjen e 18 piramidave të ashtuquajtura universitare dhe sajove lloj-lloj topa balte.
Përmendni çudinë e Lizave, por nuk fshihni dot kompleksin e guximit të munguar për të ndëshkuar dhe për t’u distancuar nga drejtorët tuaj cudibërës e zullumqarë që e katandisën arsimin kaq keq. Ju dhe pagat jua latë më të ultat në sistem, sepse ish e gjithpranuar paga tjetër edhe më e majme që vinte nga fijet e korrupsionit.
Unë shoqëruesin e largova në fillim të tetorit, brenda orës, vetëm se degjova një denoncim nga një qytetar, pa u frikur dhe pa kërkuar justifikime. Mos u komplekso zoti Boçi! Pranoje me qytetari si një vullnet të qartë në luftën ndaj korrupsionit. Pranoje të vërtetën që edhe pse ai nuk kish mundur të bëjë asnjë favor iku nga detyra dhe sot është para drejtësisë që do të thotë fjalën e saj.
I nderuar zoti deputet, është kaq e madhe diferenca midis asaj që ju shpifni dhe punës së vërtetë, sa është ajo midis kulturës tuaj të pandëshkueshmërisë dhe kultures sonë të transparencës, gjithpërfshirjes dhe të vërtetave si drita e diellit.
E keqardhur për replikën time të pazakonte, por duke ju garantuar ju, grupin tuaj dhe çdo shqiptar se nuk do heq dorë për asnjë çast dhe arsye nga modeli ynë qeverisës për të folur me rezultate dhe të vërteta. Historia e arsimit as fillon dhe as mbaron me qeverinë e Edi Ramës, por ato që janë të parat rezultate vetëm në një vit të kësaj qeverie duhet të gëzojnë këdo që i thotë vetes qytetar i përgjegjshëm.

 
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë eNamazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani