Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në Ceremoninë e Miratimit Virtual për Deklaratën e Osnabrück, mbi arsimin dhe formimin profesional, si një mundësi për rimëkëmbjen dhe kalimet në ekonomitë digjitale dhe të gjelbra. Deklarata e Osnabrück, nxit bashkëpunimin midis të gjitha vendeve partnere në Procesin trepalësh të Kopenhagenit, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj ceremonie, Denaj u shpreh se, ministria që ajo drejton mbetet e angazhuar për të siguruar arsimin profesional për të gjithë.
“Arsimi dhe Formimi Profesional është thelbësor, jo vetëm në modelin tonë ekonomik, por edhe për të mbështetur qytetarët tanë që të qëndrojnë në tregun e punës. Ne mbetemi të angazhuar për të siguruar arsim profesional të suksesshëm për të gjithë dhe për të dhënë kualifikime me kosto të përballueshme nga çdo familje apo klasë shoqërore”, theksoi ministrja.
Denaj shtoi më tej se, tre sfidat kryesore të MFE-së, janë ruajtja e stabilitetit makro-fiskal, mbështetja e sektorit privat dhe aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Sipas saj, qeveria shqiptare është zotuar të transformojë ekonominë shqiptare nga një ekonomi e varur nga importi, në një ekonomi që bazohet në krijimin të vendeve të punës dhe rritjen e produktivitetit.
“Si i tillë, ne kemi njohur gjerësisht nevojën për të adresuar në mënyrë sistematike punësimin duke ri-orientuar sistemin e arsimit dhe trajnimit drejt nevojave të tregut të punës. Arsimi dhe Formimi Profesional cilësor ku ndërthuret trajnimin teorik me praktikën në punë është një nga mjetet më të rëndësishme që do të përdorim për të rimëkëmbur ekonominë tonë pas pandemisë dhe për të siguruar kalimin në një ekonomi digjitale dhe të gjelbër”, tha Denaj.
Ministrja e mbylli fjalën e saj duke falënderuar Presidencën Gjermane të BE-së për këtë Ceremoni Virtuale, si dhe për përpjekjet për të siguruar hapa konkretë për një rimëkëmbje përmes Arsimit dhe Formimit Profesional.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor 2024, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor 2024, 14:51
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor 2024, 12:32
-
‘Potencial i jashtëzakonshëm turistik’, Rama thirrje të rinjve: Zgjidhni Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit
10 Nëntor 2024, 08:28
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor 2024, 17:05
-
Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, ju përgëzoj! Rama: Hungaria, model për ne! 350 milionë euro investime
11 Tetor 2024, 14:18
-
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj
8 Tetor 2024, 16:21
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Hapen aplikimet, fermerët 5 javë për të bërë gati dosjet! Grante deri në 50% nga shteti
30 Shtator 2024, 15:39
-
Arsimi profesional, Malaj në ‘Përballje’: Shteti të bëjë politikë pagash! Eksperti i punësimit: Shkollat pamundësi për të përballuar flukset
24 Shtator 2024, 14:56