Arsimi Profesional dhe të rinjt
Klosi vizitë zyrtare në Gjermani

Arsimi Profesional dhe të rinjt<br />Klosi vizitë zyrtare në Gjermani
Lidhur me Arsimin Profesional dhe rolin e të rinjve të diasporës Arsimi Profesional Ministri Klosi zhvilloi një takim zyrtar në Gjermani  ku foli për një bashkëpunim dypalësh si dhe diskutoi mbi perceptimin e  perspektivës europiane nga këndvështrimi i rinisë.

“Ee are Europe” titullohej takimi i organizuar nga Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Nordhein Eestfalen, me përfaqësues të shoqatave rinore dhe bizneseve në diasporë

Gjithashtu, temë e bisedës ishte dhe roli i rinisë së diasporës, arsimimi i tyre dhe bashkëpunimi me vendet amë. Gjatë kësaj vizite, ministri Klosi pati dhe një takim pune me sekretarin e Shtetit për Punën, Thorste Klute, me të cilin bisedoi mbi projektet e përbashkëta sa i përket procesit të integrimit dhe fuqizimit të të rinjve, si dhe mundësitë për ngritjen e kapaciteteve të shkollave profesionale në Shqipëri. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Frank Hantke nga FES, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës së Kosovës, Osman Shahini, si dhe përfaqësues të Institutit gjerman për Çështjet Europiane.

Në këtë takim, një vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit të rrjetit të të rinjve të diasporës dhe mundësive sesi ata mund t'u vijnë në ndihmë vendeve të tyre të origjinës; krijimit të regjistrit të profesionistëve shqiptarë në botë, mbështetjes gjermane për arsimin profesional, nxitjes së punësimit dhe krijimit të kushteve lehtësuese për investitorët.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos