Zyrtarisht Shqipëria ka nisur zbatimin e sistemit dual për arsimin profesional. Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi thotë se do të jetë kompania gjermane DEKRA e cila do të zbatojë fillimisht eksperiencën gjermane në fushat e hotelerisë dhe bar-restorant.

“Sistemi dual gjerman i formimit dhe arsimit profesional nis të zbatohet zyrtarisht në shkollat tona profesionale. Kompania gjermane DEKRA, Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe “Biznes Albania”, me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kanë nisur zbatimin e eksperiencës gjermane në degët e hotelerisë dhe bar-restoranteve, çka do t’iu japë mundësi atyre që do të mbarojnë këto trajnime të marrin një certifikatë të vlefshme edhe për tregun europian të punës. Emri i DEKRA-s na jep garancinë që çdo gjë do të bëhet në perfeksion për sa i përket cilësisë”, - shkruan Klosi në “Facebook”

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)