TIRANE- Nxënësit dhe kursantët të cilët ndjekin arsimin profesional në vendin tonë punojnë dhe mësojnë me pajisje të vjetruara, në kushte dhe ambiente jo të përshtatshme. Ndërkohë që një pjesë e mirë e mësuesve dhe instruktorëve të këtyre shkollave nuk kanë një përputhshmëri të lëndëve të mësimdhënies. Këto janë të dhënat e studimit më të fundit të realizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me një fondacion gjerman, studimi i cili ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka përfunduar në prill të këtij viti tregon gjendjen në të cilën kjo ministri ka gjetur arsimin profesional.