Arsimi profesional, Rama: Nxënësit trajnim profesional me pagesë në biznese! Fëmijëve në zonat rurale do i afrojmë konvikte dinjitoze

Qeveria ka shpallur prioritet arsimin profesional.  Tashmë po punohet për nxitjen e të rinjve që të ndjekin këtë fushë të arsimit i cili i orienton drejt tregut të punës.  

Në episodin e dytë të sezonit të tretë të podkastit “Flasim”, Kryeministri Edi Rama foli për projektin e shkollës përmes praktikës në vendin e punës dhe tashmë janë shumë biznese të cilët janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim integrimin e tyre.

“Duam ta sistemojmë që vajtja në punë të jetë një vajtje në punë në një sipërmarrje që është pjesë e marrëveshjes me MAS dhe sistemit të integruar të arsimit profesional dhe lajmi pozitiv që kemi marrë ka qenë rritja e sipërmarrjes tek arsimi profesional sepse kanë nevojë për krahë pune.

Do t’i sistemojmë me pagesë nxënësish, jo punonjësish por dhe me garanci për prindërit që nxënësit nxënësit bëjnë shkollën përmes praktikës e nuk janë punonjës që sipërmarrja mund ti trajtojë: A mi gocë shko mbush ujë, apo kape këtë se je gocë e re” tha Rama.

Sa i takon infrastrukturës së shkollave kryeministri pranon se ka ende për të bërë dhe një prioritet do të jetë dhe rregullimi i godinave të konvikteve për të gjithë ata fëmijë të ardhur nga zonat rurale që duan të frekuentojnë shkollat e arsimit profesional.

“Është shumë themelore atyre nxënësve që vijnë nga zonat rurale të mos i afrojmë më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët, nuk mund t'i lëmë të jenë si fëmijë të kategorisë së dytë. Është e vërtetë që ka disa shkolla që nuk kanë kushtet ashtu siç duhet të kenë. Por në Tiranë, Durrës dhe Fier kushtet në shkolla janë pa dallim nga shkollat private madje edhe më mirë.

Mentaliteti për arsimin profesional ka ndryshuar, gjithnjë e më tepër po kthehet në një opsion për të rinjtë

 “Arsimi profesional është sot baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, apo Austrisë, dhe ndërkohë, është ende zonë jo shumë e kërkuar dhe ende e paragjykuar nga shumë prindër, të cilët mendojnë se në arsimin profesional ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsim të përgjithshëm”, u shpreh kryeministri.

E ftuar në podcastin e kryeministrit ishte Anja. Vajza tani maturante në shkollën “Gjergj Canco”, në drejtimin Teknologji dhe Informacion (TIK) tregoi se përzgjedhja e saj ishte e rastësishte dhe prindërit e saj në fillim kishin qenë skeptik por tani beson se ka bërë zgjedhjen më të duhur.

Drejtuesja e shkollës teknike –ekonomike tregoi se tani po shihet jo thjeshtë si një zgjidhje, por si një zgjedhje duke treguar dhe shifrat.

Në shtator të 2023-shit, janë 300 nxënës të regjistruar për herë të parë në klasën e 10, ndërsa në vitin 2021 ishin vetëm 164 nxënës të regjistruar për herë të parë.

Në korrik të këtij viti kryeministri prezantoi projektin pilot të sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional sipas të cilit të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi dhe do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lakja: 21/09/2024 12:01

    IK MOR LEGEN,,IK MOR HAJDUT,,,RINIA PO IKEN,,,TI DO BESH KONVIKTE,,,,BEJI PER PULAT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit