Arsimi, rikthen akreditimet
Universitetet: S'dimë gjë

Arsimi, rikthen akreditimet<br />Universitetet: S'dimë gjë
TIRANË - Pesëmbëdhjetë universitetet publike në vend dhe 44 private do t’i nënshtrohen nga e para procesit të akreditimit. Mësohet se ministrja e re e Arsimit, Lindita Nikolla, do të nisë sërish nga e para prrocesin që mat cilësinë e diplomave që ofrojnë shkollat e larta në vendin tonë.

Ndonëse një universiteti i duhen plot 5 vite që të plotësojë kushtet për t’u futur në proces akreditimi, deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar vetëm universitetet private, ndërsa për publiket ai sapo ka nisur.

Akreditimi
Mësohet se pavarësisht se një pjesë e madhe e shkollave të larta në vendin tonë tyre e kanë kryer këtë proces në ciklet e tyre të studimit, bachelor dhe master, ata do t'i nënshtrohen sërisht një rivlerësimi. Bëhet fjalë për privatët, lista e të cilëve, për çdo program të akredituar është e publikuar edhe në faqen e ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës (http://www.mash.gov.al/faqe.php?id1=1&id2=155&id3=138), pasi publikët sapo e kanë nisur procesin. Por duket se gjithçka është bërë deri më tani do të kalojë në sitën e drejtuesve të rinj të ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Burime zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit konfirmojnë se ekspertët që janë marrë me programin e arsimit, kanë vendosur që ta rikthejnë sërish procesin nga e para, dhe të ketë një rivlerisim edhe të atyre universieteteve që mendonin se i kishin kaluar të gjitha kontrrollet. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një zerim të të gjithë procesit që i janë nënshtruar deri më tani universitetet, por do të monitorohen procedurat me të cilat u ëhstë dhënë akredtimi shkollave të larta në vend dhe do të shoikohen nëse gjatë këtyre procedurave ka pasur shklelje të ligjit apo jo

. Mësohet se shumë shpejt Ministria do të nisë auditin për institucioente arsimit të lartë publike e privat, por ende nuk bëhen të dituara detajet se a do të jetë agjensia publike e akreditimit, apo do të jenë ekspertë të huaj që do të bëjnë rivlerësimin. Për ekspertët e arsimit, një proces akredtimi, do të thotë diploma më të besueshme në tregun e punës  dhe më cilësore, pasi sitës së kontrrolleve do t’i mbijetojnë vetëm universitetet më të mira.

Por për vetë universitetet rinisja nga e para e këtij procesi do të përkthehet edhe kosto të reja financiare, pasi ato që kanë mbaruar akreditimin dhe e konsideronin një proces të përfunduar do t’ju duhet të paguajnë sërisht një kosto prej disa mijra eurosh, për të rimarë sërisht vlerësimin  e për të qenë sa më denjësisht në sistem arsimor. Sipas veendimit të vetë qeverisë, për akreditimin e një institucioni të arsimit të lartë, ky institucion duhet t’i paguajë asaj plot 2 mln lekë të reja, përveç kostove të tjera, për vlerësimin e progromeve, akredtimin e tyre, etj.

Në fakt në bazë të të dhënave më të fundit të agjensisë publike të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë raportohet se universitetet private, pjesa më e madhe e tyre e kanë përfunduar akredimin e programeve që vënë në  dispozicion të studentëve, ndërkohë që nga universitetet publike vetëm. Universiteti Ushtarak Skënderbej është akredituar dhe në këtë proces është dhe ai Politeknik që pritet ta mbyllë në tetor.

Në vendin tonë janë të licencuar 44 universitete dhe shkolla të larta jopublike dhe 15 universitetete publike.
 
Kostoja
Sipas një vendimi të qeverisë Berisha për akreditimin e një institucioni të arsimit të lartë, ky i fundit duhet ti paguaajë Agjencisë kombëtare të akreditimit një shumë prej 1.965.000 lekë të reja.

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania