63 vjeçari nga Lezha tenton t’i japë fund jetës para SPAK! Dyshohet viktimë e mikrokredive, përmbaruesit i morën pronën! Donte takim me Dumanin (VIDEO)

Lezhe-  Një incident u shënua mesditën e sotme në SPAK. Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili njihet si historian në qytetin e Lezhës, dhe ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, ka tentuar ti japë fund jetës para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku kishte shkuar të takonte kreun e SPAK Altin Dumani.

Policia thotë se 63 vjeçari dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, ndërkohë sipas burimeve është paraqitur të QSUT me diagnozë intoksikimi.

Me të dëgjuar fjalët "Piva fotoksinë' nga 63 vjeçari nga Lezha, punonjësit e gardës njoftuan ambulancën e cila e shoqëroi në spital. Gjendja e tij paraqitet për momentin mjaft rëndë dhe me prognozë të keqe.

Mësohet se Pal Trashaj kërkonte takim me Dumanin për të zgjidhur problemin që ai kishte me kredinë në një institucion jo bankë të mikrokredive. 

Ai pretendon se e ka shlyer borxhin por pas disa vitesh institucioni ka pretenduar se nuk e ka shlyer atë dhe dy përmbarues i kanë marrë pronën.

"Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi sot policia e Tiranës. 

Nga QSUT bëhet me dije se 63 vjeçari nga Lezha Pal Trashi, ka mbërritur rreth orës 13:00 në urgjencën e QSUT, nga ku po merr edhe mjekim shëndetësorë. 

Në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë