Të gjithë ata që kanë udhëtuar një herë të vetme me avion i kanë parasysh çastet e fundit para nisjes, kur stjuardesa ju thotë kokë më kokë, “mbyllni telefonat ose vendosini airplane mode”.
Diku kemi dëgjuar se valët e telefonit ndërhyjnë në pajisjet e avionit dhe mund të shkaktojnë avari, valët e telefonit thithin rrufetë dhe shumë mite si këto, por që nuk është kjo arsyeja se pse telefoni duhet fikur patjetër gjatë udhëtimit me avion.
Një shpjegim i mirëfilltë na vjen nga një pilot I cili thotë se telefonat e ndezur nuk ndërhyjnë tek pajisjet e aeroplanit, sepse teknologjia është shumë e më sofistikuar, ama mund të ndërhyjnë tek kufjet e pilotit, aq më tepër nëse po përpiqeni të merrni apo dërgoni thirrje dhe mesazhe, ose gjithçka që dërgon informacion tek telefoni juaj.
“Telefonat duhet të jenë patjetër ‘airplane mode’. Kam patur interferenca valësh tek radiot e mia gjatë uljes në tokë shumë herë. Kur telefoni juaj përpiqet të lidhet me valët, bën të njëjtën zhurmë tek unë si ajo që krijohet kur vendos telefonin tek bokset e zërit”, shpjegon një pilot.
“Kjo zhurmë jo vetëm të shpërqendron, por mund të na pengojë të marrim udhëzimet nga kontrollorët e trafikut ajror. Prandaj fikini telefonat ju lutem. Pse të rrezikojmë sigurinë e të gjithëve kur mund të futesh në Instagram 5 minuta më vonë?”, vijon ai.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com