Vezët përveçse janë të pasura me proteina dhe pak kalori përpos vlerave ushqyese, janë dhe shumë të lehta për t’u përgatitur.
Konsumimi i tyre në mëngjes i sjell organizmit tuaj disa përfitime shëndetësore.
“Vezët reduktojnë lodhjen dhe përmirësojnë produktivitetin fizik dhe mendor. Ato na mbajnë të shëndetshëm në çdo moshë, aktivë dhe energjikë gjatë gjithë ditës. Përmirësojnë kujtesën dhe ndikojnë në fortësinë e shikimit,” thotë nutricionistja Leticia Carrera.
Një e verdhë veze ka proteina, kolinë (e cila është e lidhur ngushtë me mirëqenien emocionale), hekur dhe zink. E bardha, sipas nutricionistes Martín Clares, siguron midis 10 dhe 20% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminave A, D, E dhe K.
Gjithashtu veza ka fosfor, vitaminë B12, ndërsa ndikon në shëndetin e muskujve dhe imunitet. Pra, me fjalë të tjera, veza mund të konsumohet e plotë dhe është super e shëndetshme.
Vezët kanë biotinë një suplement që nxit prodhimin e proteinave për rritjen e flokëve dhe mbron skalpin nga thatësia dhe irritimi.
Përsa i përket mënyrës se si duhet të hahen vezët në mëngjes, nuk rekomandohen ato që të konsumohen skuqura, por të ziera ose omletë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën
13 Shkurt, 07:39
-
Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes
12 Shkurt, 07:34
-
A uleni shpesh këmbëkryq? Ja përse duhet ta shmangni këtë veprim
9 Shkurt, 16:51
-
Gripi i shpendëve në SHBA, rritet çmimi i vezëve! Hajdutët vjedhin 10 mijë të tilla nga një rimorkio
6 Shkurt, 10:32
-
Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina
3 Shkurt, 19:12
-
Cilat janë përfitimet e shëndetësore që vijnë nga konsumimi i vezëve në mëngjes
29 Janar, 07:45
-
Nga problemet me kockat te depresioni, çfarë shkakton mungesa e Vitaminës D?
22 Janar, 17:29
-
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
21 Janar, 16:52
-
Cilat janë rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i sheqerit
21 Janar, 13:43
-
Arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit
20 Janar, 15:34
-
Pse duhet të konsumoni domate çdo ditë?
15 Janar, 08:03
-
Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit
8 Janar, 16:49