Arsyet pse ‘foltoristët’ protestojnë krah Agimit të Artë

Arsyet pse ‘foltoristët’ protestojnë krah Agimit të Artë

Beleri, Berisha e Meta

Sot në Himarë është zhvilluar një protestë për Fredi Belerin, i cili prej tre muajsh, me vendim gjykate ndodhet prapa hekurave me akuzën e blerjes së votës për zgjedhjet e 14 majit.

Nuk është çudi që protestojnë ekstremistët e Agimit të Artë apo ithtarët e idesë së Vorio Epirit. Por është e pështirë kur sheh aty Foltoren e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Dalja e Sali Berishës me ushtarët e tij krah Belerit, nuk tregon thjeshtë faktin që ai është një politikan që nuk i interesojnë interesat shqiptare, sepse atë e kemi parë që nga lufta me Kosovë e deri tek falja e detit Greqisë. Fakti që Sali Berisha del sot krah atij që kërkonte të dilte kandidat që të mbronte tokat greke në Himarë, tregon se Sali Berisha është gati të mbajë flamurin e Vorio Epirit në krah vetëm që të ketë një instrument për të sulmuar kundërshtarin. Edhe pse në këtë rast si në shumë raste, kundërshtar i Berishës as nuk ka gjë në dorë te drejtësia që le me burg Belerin, as nuk ka problem politik që humb një bashki kur ka fituar mbi 50 e kusur të tilla.

Por, ata që sot kanë dalë atje ose dalin në Facebook krah Belerit, së pari turpërojnë veten dhe pse pak respekt kanë për veten për sa kohë shkojnë në atë rrugë. Së dyti, ata që shkojnë te Beleri meqë Berisha nuk ka fuqi të shkojë vetë deri në Himarë, tregojnë që përtej interesave të Shqipërisë janë aq të vegjël sa mendojnë për interesat e ngushta personale në 2025-ën.

Të dalësh sot krah atij që deklaron hapur që Himara është Greqi, është t’i shërbesh agravimit të marrëdhënieve dypalëshe duke u bërë palë me agresorin e deklaruar të trojeve shqiptare.

Sali Berisha po e bën hapur nëpërmjet ushtarëve që ka çuar në terren dhe atyre në rrjetet sociale. E bën duke thënë që do të mbrojë demokracinë, të cilën ai e sheh me syzet e para reformës në drejtësi, ku drejtësinë e komandonte ai.

E bën ndoshta dhe për të testuar së sa protestues do ketë kur të Familja ose ai vetë, të jetë atje ku është Beleri. Por e ka të kotë. “Nuk ruhet vatha me kone!”, thotë populli.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SpiuniMeta: 15/08/2023 05:52

    Yanullatosi i përkrah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë