HIMARË- Në ditën e tij të fundit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, qytetarë dhe kryebashkiaku i Selanikut dhe ai i Athinës protestuan sot për Fredi Belerin.

E organizuar nga Omonia, në sheshin e Spilesë në Himarë u zhvillua një protestë ku kërkohet lirimi i kryebashkiakut të zgjedhur në 14 maj Fredi Beleri.

Në mbështetje u shfaqën kryebashkiaku i Athinës Kostandinos Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe kryetarët e bashkive Igumenicë dhe Korfuz. Përfaqësuesit grekë theksuan rëndësinë e respektimit të të drejtës së Belerit për betim si kryetar i ardhshëm i bashkisë. 

‘Ashtu si në sistemet e tjera totalitare ka të burgosur, Edi Rama mban Fredin tonë. Ai donte dinjitetin e qytetarëve të tij dhe e burgosën. Ky është motivi i regjimeve që nuk funksionojnë dot pa të burgosur politikë. Putini mban të burgosur Navalnyn, ndërsa Rama mban Fredin tonë.I drejtohem sërish kryeministrit të vendit, dëshiroj që sërish t’i kujtoj se çdo moment që zgjatet burgosja e tij, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet. Edi Rama nuk e di më kë është ngatërruar”, u shpreh ai.

Një mesazh audio erdhi edhe nga Fredi Beleri për protestuesit, mesazh i përcjellë edhe nga mediat greke.

Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi. Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë ndërsa shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Protesta për Belerin në Himarë, Kryebashkiaku i Athinës: Nuk burgoset demokracia

 

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis ka dhënë një mesazh nga protesta që u mbajt për lirimin e kryebashkikut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës.

“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

Ora 19:07
Sot afati i fundit për betimin si kryebashkiak, Fredi Beleri për mediat greke: Jam i fortë, drejtësia fiton

 

Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Për këtë arsye, nga burgu Beleri ka pasur një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.

Ju në 14 maj nuk u frikësuat i bie të mos të trembem as unë. Shpirti dhe zemra e himarjotit nuk burgoset, drejtësia fiton gjithmonë. Edhe më shpejt edhe më vonë por fiton, më 14 maj dhamë një betejë, mbrojtëm të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë e grek. Akuza e pabazë, tendencioze është e padenjë, por ne fituam. Fituam jo vetëm zgjedhjet por edhe diçka më të madhe, shpresën te demokratët. Ju e dini shumë mirë se këta që mbajnë peng bashkitë, shpërdorojnë taksat tuaja, hajduti mbetet hajdut. Shikoni dita ditës që mbijnë si kërpudha ndërtime pa leje dhe kjo është arsyeja se pse unë mbetem në paraburgim. Njeri më i kompleksuar në Shqipëri po mundohet të kompleksojë ju. Po ju jeni në anën e drejtë të demokracisë. Patriotët e vërtetë jeni ju, Himara jeni ju. Mos u shqetësoni për mua, jam mirë se jam me ju,, mund të dukem i plagosur por nuk jam se ndihem i fituar.