Art dhe letërsi në rrugët e Durrësit, vizat e bardha shndërrohen në vargje poezish (FOTO)

Art dhe letërsi në rrugët e Durrësit, vizat e bardha shndërrohen në vargje poezish (FOTO)

Foto nga vizat e bardha në rrugët e Durrësit

Nëse më përpara letërsia dhe arti shkonte te lexuesi nëpërmjet librave apo shfaqjeve kulturore, tanimë ai është i “mishëruar” në rrugë.

Poezitë e autorëve më të shquar tani mund t'i lexojmë në vizat e bardha të rrugëve kryesore të Durrësit, pasi ato janë shndërruar në “fletë” librash.

Strofat e poezisë “Në parkun që mbuluan fletët”, e shkrimtarit Ismail Kadare apo një citat nga romani i Rexhep Qosjes “Të fshehtat e treguara”, tërheqin vëmendjen jo vetëm të qytetarëve por edhe të turistëve.

Ky dizajn urban që është një risi, që i sjell në kujtesë njerëzve librin. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ajo që ka publikuar disa foto të vizave të bardha në Durrës sipër të cilave janë shkruar poezi.

“Disa vargje nga poezi të kolosëve të letërsisë shqipe të shkruara në vijat e bardha të rrugëve kryesore të Durrësit janë jo vetëm imazh estetik arti, por dhe një mënyrë e re komunikimi që jep një mesazh të caktuar sidomos për të rinjtë. Ky dizajn urban që kemi realizuar dhe që është një risi, i sjell në kujtesë njerëzve librin, e po kështu ky art urban është një mjet që miqëson më shumë qytetarët dhe pushuesit e shumtë me qytetin”, shkruan Sako.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHIROKA: 02/08/2021 18:03

    Ka me ken e bukur kur ta pysin kamsorin nga Durrsi ne parajse pse erdhe,nalova te vizat e bardha tu lexu nje poezi te Kadarese e me perfshiu nje makine se nxitonte e nuk kishte kohe me me prit!Po Kadareja,ai asht si kokrra e molles ne Paris.

    Përgjigju
  • siguria: 02/08/2021 14:57

    nga pikpamja e sigurise te shkruash poezi ne vijat e bardha qe ti lexojne njerezit duke kaluar aty, eshte nje budallallek qe vetem ne shqiperi mund te fabrikohet. eh c'nuk pame e c'nuk degjuam nga republika bananes ....

    Përgjigju
  • Anomas: 02/08/2021 14:14

    Po trotuaret gjithe zhul i sheh njeri para se te vizojne vizat e bardha???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë