Art në ndërtesat e komunizmit në Pogradec! Piktori Eljan Tanini i jep “jetë” fasadës përballë liqenit (VIDEO)

POGRAEC- Kjo ndërtesë e vjetër e kohës së komunizmit e ndodhur përballë liqenit te Pogradecit ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve që kalojnë në rrugën nacional Pogradec-Tiranë. Fasada e saj tashmë i dedikohet florës dhe faunës së liqenit.

Piktori mural, njëherësh aktivist, Eljan Tanini tregon se çfarë ka dashur të shprehë në këtë murale prej 1 400 m2.

"Kam vendosur që të bëjë florën dhe faunën e këtij liqeni, figurat janë mikrobe, gjallesat e liqenit, mikroorganizmat që po t'i shikoni në laborator kanë të njëjtat ngjyra, pothuajse dhe në këto kohë pandemia doja që ta jepja energjinë time, që e projektuar prej 2-vitesh", tha Tanini.

Në punën e tij disa vjeçare, Tanini ka pasur si qëllim pikturimin e ndërtimeve industriale.

"Prej kohësh kam marrë një nisme personale të ngjyrorjes së ndërtesave që janë buzë rrugëve nacionale dhe i përkasin kohës së shkuar, që t'i jap disa forma infantile që ka lidhje me stilin e pikturimit që unë bëj, kuptohet lartësitë dhe sipërfaqet janë të ndryshme, po është një sfidë që fillon nga Prrenjasi dhe do të vijojë deri në Korçë", tha ai.

Transformimi i objekteve industriale pritet të ndikojë pozitivisht në qytetin turistik të Pogradecit, pjesë e të cilit është edhe kjo godinë e ish-minierës së Gurëkuqit.

1589110269_tanin.jpg

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit