Arta Dobroshi flet shqip në
Akademinë Evropiane të Filmit

Arta Dobroshi flet shqip në<br />Akademinë Evropiane të Filmit
Ajo u përfol shumë në media për ekspozimin e hireve, por tashmë ajo është bërë një triumf për shqiptarët.

Kjo është aktorja Arta Dobroshi, e cila ka prezantuar një çmim në ceremoninë e Akademisë Evropiane të Filmit në Berlin.

Kjo ceremoni njihet si një ndër më të mëdhatë në botën e filmit, madje cilësohet si Oscar-i i Evropës.

arta dobroshi

Para se ta prezantonte çmimin, fjalët e para të Dobroshit ishin në shqip, duke thënë: “Keni shumë të fala nga i gjithë populli i Kosovës”.

Kjo është hera e parë që flitet shqip në këtë ceremoni.

Përveç Dobroshit, në këtë ceremoni prezantuan edhe Kristin Scott Thomas, Diane Kruger, Christopher Lambert, etj.

Regjisori Pedro Almadovar, kompozitori Ennio Morricone dhe Catherine Deneuve u nderuan në këtë ceremoni.

Redaksia online
(B.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas