Burime për Report Tv kanë konfirmuar se Kryeprokurorja e re Arta Marku ka thirrur sot në një takim të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.

Takimi do të mbahet në ambientet e Prokurorisë, ku Marku do të prezantohet tek vartësit e saj dhe më pas ajo do të takohet me Drejtuesit e Prokurorivë në Rrethe.

Takimi i sotëm i thirrur nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, është i pari që ajo bën me vartësit e saj që pas marrjes së detyrës ditën e hënë. 

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku u zgjodh ditën e hënë mes flakadanëve dhe protestave të deputetëve të opozitës.

Er.K/Shqiptarja.com