Artan Hoxha: Edi Rama si
xha Sulo te filmi "Kapedani"
Analisti dhe kandidati për President, akuza Kryeministrit. Artan Hoxha (ne foto) komenton vendimin për të mbledhur kabinetin qeveritar në qytetin e Vlorës, duke e cilësuar këtë një fiksim të Ramës për formën. Mbledhja në Vlorë, në një sallë afër Skelës.
TIRANE - Artan Hoxha, analisti i njohur me bindje të djathta, kandidati për President i Republikës, e njëri ndër kritikët e kundërshtarët publikë më të fortë ndaj kryeministrit të zgjedhur dhe kreut të PS Edi Rama, ka komentuar mbledhjen e qeverisë në Vlorë. Teksa thotë se Rama është i fiksuar pas formës, duke akuzuar se Rilindja është rrëzuar përderisa është në një bashkëjetesë në qeverisje me ish-patericën e atij që ai e quan regjim, Hoxha bën krahasim të Ramës me ëndrrat e xha Sulos.
“Edi Rama është fiksuar në ekstrem pas formës. Shkroi Kurban-in para Rilindjes, shpalli Rilindjen, evokoi përmbysjen e regjimit, kandidoi në emër të saj në Vlorën e Pavarësisë dhe po kështu mbledh kandidatët për ministra në Vlorë. Por e gjithë kjo simbolikë, sado insistuese, nuk mbulon faktin që Rilindja mbeti në vendnumëro dhe i duhet të bashkëjetojë me ish-patericën e regjimit dhe pjesën e politikës së vjetër.
Ndaj të gjitha këto që bën Edi Rama më kujtojnë ëndrrën e xha Sulos tek filmi Kapedani, i cili në ëndërr lufonte kundra turkut, grekut, italianit e gjermanit bashkë...”, deklaroi për gazetën “Shqiptarja.com”, Artan Hoxha. I cili është shprehur në mënyrë simbolike dhe ai në lidhje me takimin e kreut të zgjedhur të qeverisë Edi Rama me kabinetin e tij qeveritar më 21 dhe 22 gusht në qytetin e Pavarësisë Vlorë. Sipas burimeve, mbledhja e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të mbahet në një nga sallat e hoteleve më të mira të qytetit të Vlorës.
Duke qënë se mbledhja e qeverisë do zgjasë dy ditë, më 21 deri më 22 gusht, tashmë janë marrë masat për akomodimin e të gjithë pjesmarrësve, pra kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe të 19 ministrave të kabinetit të ri qeveritar në një nga hotelet më të mira, pikërisht “Internacional” në afërsi të Skelës në Vlorë ndërkohë që akomodimi do të bëhet te hotel “Nju Jork” në afërsi të tunelit të Ujit të Ftohtë, ku janë prenotuar mbi 30 dhoma.
Vendimi për zhvillimin e mbledhjes në qytetin e Vlorës është marrë nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, që kërkon të japë një mesazh të rëndësishëm simbolik, i cili ka lidhje me qytetin ku 100 vjet më parë lindi shteti shqiptar. Në këtë mbledhje, ku për herë të parë ministrat e PS do të ulen së bashku me ata të LSI për të nisur punën, pritet të përçohen edhe mesazhet kryesore të Ramës për kabinetin e ri qeveritar dhe punën që e pret.
Mbledhja e kabinetit të ri qeveritar që pret të marrë detyrën në shtator, do të ketë më shumë karakter simbolik dhe mediatik, në kushtet kur ministrat e qeverisë së re pritet të betohen në Parlament në ditët e para të shtatorit, pasi të nisë edhe legjislatura e re parlamentare. Ndërkohë që pritet të diskutohet në lidhje me programin e 300 ditëve të realizuar nga Beqja dhe Haxhinasto. Në Vlorë mbledhje qeverie ka bërë dhe Berisha në fund të vitit 2012, po simbolikisht.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35