Artan Hoxha: Grupi i kokainës në Durrës, me një karrierë të gjatë në Shqipëri me lidhje të forta politike...askush nuk i ka goditur! (VIDEO)

"Që të dokumentosh aktivitetin kriminal të një grupi duhet ta kapësh me lëndë narkotike. Ata kanë marrë kokainë nga kontenieri. Bëhet fjalë për kokainë, sepse duhet dokumentuar aktiviteti i grupit kriminal. Deri tani janë nxjerrë tre emra, mes tyre emri i biznesmenit Gentian Malindi. Janë me origjinë nga Skrapari dhe jetojnë në Durrës, është nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.  Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës. Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Në nivele të tilla bexhi është gjëja më qesharake. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Ne e dimë shumë mirë si dilet dhe hyhet në Portin e Durrësit. Duhet të dimë: Kjo linjë sa ka kohë që vepron? Është kjo rruga e parë, e 10, e 15? Kush është pas kësaj historie? Deri tani bëhet për një grup që ka histori të gjatë në histori dhe nuk është goditur asnjëherë. Nuk ka pasur problem nëse ka qenë e majta apo e djathta. I kanë pasur lidhjet prej kohësh në Shqipëri. Gentian Malindi është personi më i rëndësishëm nga ata që kanë shkuar të marrin ngarkesën. Sasia e ngarkesës e konvertuar në çmimin e tregut, janë 20 milionë euro. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Nuk shkojnë kurrë boset për të marrë ngarkesën. Grupet e strukturuara i kanë të ndara rolet. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka.

Personazhet e policisë në konferencë dolën sepse kanë qenë pjesë e operacionit. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu doli në një deklaratë të thatë, sepse çështja është në hetim. Jemi në fazën fillestare ku ende ka shpresë të shkohet drejt drejtuesve të këtij grupi. Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur. Vërtetë kapëm 137 kile, por nuk dimë sa pjesë e drogës që u kap në Pire do të tërhiqej në këto degëzime nga Shqipëria. Po ta shikosh në tërësi skemën, është një grup shumë më i fuqishëm nga ata që jemi mësuar zakonisht t'i raportojmë. Me çmimin që është në treg, 100 mijë euro kilogrami...është ngarkesë e madhe që tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar. Derisa nëpër Tiranë, Durrës, lëvizin mjete të blinduara, të kushtueshme, ka investime që nuk i gjen dot nga burojnë, kemi të bëjmë me një potencial ekonomik që futet në rrugë kriminale", tha Artan Hoxha.


Lajmi kryesor:

Hoxha: Grupi i kokainës 2 dekada 'karrierë'! Lidhje politike që askush s'i ka goditur. Biznesmeni, mbulim për 'peshkun e madh' (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja