Gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga ndeshja mes Orikut të Orikumit dhe Tomorit të Beratit, e cila përfundoi 1-0, ndeshja u zhvillua në një terren, që i ngjante një kënete dhe ku kishte brenda karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.
STATUSI I PLOTË I ARTAN HOXHËS
Futboll bio shqiptar, madje dhe vaterpol, adrenalina në maksimum...
Kategoria e pare, java e 13-te, grupi B.
ORIKU i Orikumit vs TOMORRI Beratit 1-0
Ndërsa në ekranet e TV-ve shqiptare sapo kanë nisur emisionet sportive të së dielës mbrëma më kronikat e bukura të superligës, komentet dhe analizat e specialistëve, po sjell dy video dhe foto ekskluzive të kategorisë së parë të organizuar nga FSHF.
Mbase ju kam mësuar keq duke u sjell video nga ndeshje Champions lLague kohët e fundit, me Barcelone, Real, Juventus apo Manchester United, por ndeshje si kjo ju siguroj qe nuk keni parë në ekranet tona sepse kamerat e supersport nuk shkojnë kurrë aty. Spektakël i paparë, në një biletë ndeshje futbolli, ke brenda edhe shumë sporte të tjera, karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.
Në gjysmën e ndeshjes është krejt errësirë, gati ka rënë nata, sepse FSHF i nis ndeshjet në orën 14:00 në mes të dhjetorit. Topi mezi dallohet, fusha është kthyer në kënetë, vijat kufizuese të fushës u zhdukën që në nxemje dhe gjyqtarët vendosin me hamendje. Shqelma, grushte me shumicë, por gjyqtari e ka harruar kartonin e kuq në dhomat e zhveshjes, jetën e jep po kartonin e kuq s'e jep....
E megjithatë me variantin taktik “bjeri ti bjem” Oriku i mori 3 pikë....Dhe kryekomentatori me taborrin e komentatorëve që hyjnë në stadium gjithnjë pa biletë, do vazhdojnë të na e shesin sapunin për djathë, pra do mbrojnë “produktin” alla FSHF që ecën përpara nga fitorja në fitore...
Komente


Mire se te vini ne ALBANistaN vendi ku lulzon sporti , kultura e arti . lum ne me te paaftit e sportit Duket ,vironet e tjere e tjere
PërgjigjuEdhe per te qeshur.. edhe per te qare. Jetojme ne 2018 por duken pamje si ne 1945. Asaj pamje qe vetem futboll smund ta quash i shtohet dhe edukata ne tribun qe te ngjan me nje proteste.
Përgjigju