Artan Hoxha: Ky është kapo më i
madh shqiptar i kokainës/FOTO

Artan Hoxha: Ky është kapo më i<br />madh shqiptar i kokainës/FOTO
Rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës kanë në përbërje të tyre edhe shqiptarë. 

Por një nga personazhet kryesore të trafikut të kokainës në Amerikën Latine dhe më gjerë është Dritan Rexhepi, me origjinë nga Vlora. Ai ndodhet në burg në Ekuador. 

Detajet i ka dhënë gazetari Artan Hoxha në emisionin “Kapital” ku ka folur për kriminelët shqiptarë.

"U kap në Ekuador me 278 kg kokainë"
Ai ka risjellë në vëmendje Dritan Rexhepin, i cili është cilësuar si mbreti i arratisjeve dhe i cili së fundmi është kapur në Ekuador me 278 kg kokainë.

Rexhepi kërkohet në të paktën gjysmën e vendeve të Europës.

"Ai është në burg dhe madje arratisjet e tij janë spektakolare. Dritan Rexhepi nga Vlora është një emër që është kapur me një operacion të madh të Interpolit atje.

shtë kapur me një grup personash, janë kapur 278 kg kokainë.

Sot ke shqiptarë që kanë vajtur dhe merren me kokainën në burim, pra nëse ne merremi me kanabisin këtu, ti ke shqiptarë që merren me kokainën në burim, nuk merren më me rrugët.

Ka shkuar atje që të maksimalizoj fitimin dhe sa më shumë grupet tona marrin eksperiencë, mësojnë, shikojnë, dëmtohen aq më tepër ato e perfeksionojnë mënyrën e tyre. Prandaj dhe grupet tona janë bërë shqetësim sot në Europë.

Ato janë bërë sot, por grupet tona e kanë zanafillën që para 20-të vitesh”
, ka thënë gazetari Hoxha.

trafikanti
(Dritan Rexhepi, koka i trafikut të kokainës, i arrestuar)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun